1. Zekati duhet me u llogaritë simbas kalendarit hënor. Nëse s’ka mundësi, llogaritja me kalendar diellor bahet me normën 2.577%.
2. Vlerësimi i mallit për zekat, pa marrë parasysh a shitet me pakicë a shumicë, bahet me çmimin e tregut në ditën e zekatit, tue llogaritë vlerën e krejt mallit përnjëherë.
3. Zekati për mallnat tregtare, mbasi të ketë arritë nisabin (vlerën e 85g ar 24k), jepet 2.5% për çdo vit, edhe nëse asht dhanë vitin e kalum, njashtu si për kursimet.
4. Kushti i qëndrimit një vit për mallrat tregtare nuk vlen, pasi ato qarkullojnë gjatë vitit, konvertohen në para dhe anasjelltas. E randsishme asht që vlera e pasurisë me qëndru një vit.
5. Lejohet me dhanë zekatin edhe në formën e mallnave tregtare, por vetëm prej atyne kategorive që janë të dobishme për ata që ju takon me marrë zekat, si ushqime, rroba, barna vegla pune, pajisje shtëpiake për të varfrit, material për xhami e të ngjashme.
6. Zekati i të ardhunave periodike (rroga, qera, projekte, etj.), mbasi të plotësohet nisabi, duhet me u dhanë për tanë shumën e posedume në datën e zekatit simbas Imami Azamit. Kjo metodë osht ma e rekomandueme dhe ma e praktikueme në botën islame. Ndërsa, simbas të tjerëve, për çdo të hyrë jepet vetëm pasi t’i kalojë asaj shume një vit i plotë, por kjo asht ma e vështirë për kalkulim dhe jo praktike.
7. Zekati për stolitë jepet vetëm për atë sasi të arit që nuk bartet shpesh dhe ruhet si thesar, qoftë ai monedha ari apo ar i vjetër i thyer.
Ari 14k ose 18k etj. duhet me u konvertu në vlerën e 24k për me ditë nisabin.
Për formulën e konvertimit, shiko artikullin e hoxhës Almedin Ejupi “Përqindja e arit gjatë llogaritjes së zekatit”.
Ari 14k ose 18k etj. duhet me u konvertu në vlerën e 24k për me ditë nisabin.
Për formulën e konvertimit, shiko artikullin e hoxhës Almedin Ejupi “Përqindja e arit gjatë llogaritjes së zekatit”.
8. Borxhet që na i kanë të tjerët, nëse janë të sigurta dhe të mira, futen në shportën e zekatit, kurse borxhet e këqija e të pasigurta nuk kalkulohen.
9. Borxhet që i kemi ndaj të tjerëve minusohen prej shportës së zekatit, por vetëm ato që do të paguhen brenda vitit zekator, e jo këstet shumvjeçare.
10. Nuk lejohet falja e borxheve (sidomos ato tregtare) në emën të zekatit, simbas shumicës së dijetarëve, ngase zekati asht dhënie, jo falje.











