Allahu i Madhërishëm e ka bërë farz zekatin dhe e ka bërë një prej shtyllave të Islamit. Kushtet me të cilat detyrohet zekati për muslimanin:
- Nëse muslimani ka në pronësi pasuri që e arrin shumën për zekat dhe kjo ndryshon në bazë të llojit të pasurisë .
- Kalimi i haulit[1], sipas vitit hënor.
Dispozitat e dhënies së zekatit ndryshojnë varësisht nga lloji i pasurisë.
Një: Zekati në drithëra dhe frute: Nisabi[2] është 5 eusuk, që është e barabartë me 610 kg përafërsisht në drithëra dhe frute, që maten dhe depozitohen siç janë: hurmat, gruri etj.
Sasia e cila duhet të nxirret zekati:
- a) Nëse drithërat apo frytet ujiten me punë, siç ndodh në kopshte që ujiten nga puset (me ujitje artificiale) duhet të nxirret gjysma e 1/10 që është e barabartë me 5% prej drithërave dhe frutave.
- b) Nëse ujitja është natyrore (prej shiut) duhet të nxirret 1/10 që është e barabartë me 10% prej drithërave dhe frutave. Koha e detyruar për nxjerrje: në të korrat dhe vjeljet.
Dy: Zekati në kartëmonedha
Nisabi: si bazë për caktimin e vlerës së zekatit të kartëmonedhave merren nisabet e arit dhe të argjendit, ngase këto të dyja janë përmendur në hadithet e zekatit, dhe duhet shikuar në vlerën (nisabin), cila është më e ulët nga këto të dyja (ari dhe argjendi), meqë në kohën tonë vlera e argjendit është më e ulët, atëherë edhe nisabi i kartëmonedhave bazohet tek argjendi, dhe siç është përmendur në hadithe nisabi i argjendit është 595 g përafërsisht, dhe kur të hollat e dikujt arrijnë vlerën e 595 g argjend (sipas çmimit të argjendit në vendin e tij), atëherë ky është i detyruar me nxjerrjen e zekatit të atyre kartëmonedhave.
Shuma e detyrueshme për nxjerrjen e zekatit është 2.5% nga shuma e përgjithshme e parave.
Koha e detyruar për nxjerrje: Detyrohet nxjerrja e zekatit të kartëmonedhave kur të kalojë hauli, e ai është një vit i plotë sipas vitit hënor nga momenti kur i zotëron ato para. Ajo që është më e lehtë për t’u bërë nga besimtari është, se ai duhet të caktojë një ditë në vit (si p.sh një ditë nga muaji Ramazan) dhe muslimani për nxjerrjen e zekatit llogarit atë çka ka në pronësi të tij nga paratë (rrogat mujore, qiratë, xhirollogaritë etj,) dhe në fund e zbret borxhin momental që ai ka dhe nga ajo që ka mbetur ai nxjerr 2.5% të vlerës.
Tre: Zekati i mallrave tregtare:
Çfarë kemi si qëllim me mallra tregtare? Përgjigje: Atë që ka në pronësi muslimani me qëllimin e shitjes apo të tregtisë me atë mall. Këtu nuk përfshihen mallrat, artikujt, gjësendet, pasuritë, të cilat nuk janë për shitje. Nisabi i mallit krahasohet me vlerën e vet. Sasia e tij është sikurse e kartëmonedhave. Nëse vlera e mallit është e barabartë me vlerën 595 gram prej argjendi detyrohet dhënia e zekatit.
Shuma e detyrueshme për nxjerrjen e zekatit është 2.5% nga vlera e mallrave tregtare në treg, kur kalon haulin (një vit të plotë hënor), ajo që merret në konsideratë në llogaritje është çmimi i shitjes, nëse shitja është me shumicë, atëherë merret në konsideratë çmimi i shumicës, e nëse shitja është me pakicë merret në konsideratë çmimi i pakicës.
Katër: Zekati në aksionet e kompanive: Pronari i aksioneve mund të jetë:
1) Ka si qëllim investimin dhe të marr përfitimin e të ardhurave. Nëse kompania e nxjerr zekatin për pronarin e aksionit atëherë ai nuk duhet të jap zekat përsëri (kjo vlen për tregun e Arabisë Saudite). Nëse dyshon se kompania nuk e ka dhënë të tërë zekatin, atëherë e jep vetëm atë pjesë dhe e largon barrën për veten e vet. Nëse kompania nuk e nxjerr zekatin, pronari i aksionit detyrohet të llogarisë çfarë detyrohet në vlerën e atyre që janë prezentë. Po qe se dyshon atëherë e nxjerr 2.5% prej vlerës së librit të aksioneve që ka në pronësi pas zbritjes së bazës që është stabile. Vlera e librit të aksioneve ka si qëllim të drejtat e aksionarëve të ndara në numrin e aksioneve eksportuese.
2) Me pronësinë e aksioneve ka si qëllim tregtimin me to, apo (azhiotazhin- el-mudareben) që të përfitojë nga ndryshimi i çmimeve të blerjes dhe shitjes. Ky duhet të japi zekat nga ajo që ka në pronësi nga aksionet, duke i llogaritur ato si në rastin e zekatit të mallrave tregtare, pasi të kalojë hauli duhet të shikojë vlerën e aksioneve në treg dhe të nxjerri zekatin e mallrave tregtare 2.5%.
Pesë: Zekati i fondeve investuese
Ai që posedon përqindje të caktuara në ndonjë fond investues detyrohet të jep zekatin për to, me përjashtim nëse menaxheri i fondit e jep zekatin për të gjithë. Për fondet investuese jepet zekat, sikurse zekati i mallrave tregtare 2.5% në bazë të vlerës së saj në ditën që arrin haulin dhe minusohen ato që nuk janë për zekat nëse ka.
Gjashtë: Zekati i tokave
Toka është njësoj si pasuritë e tjera, ndryshon dispozita e saj varësisht nga qëllimi i pronarit të saj.
– 1) Nëse ka vendosur të bëjë me të tregti, atëherë kur ta kalojë haulin nga vlera e saj jep 2.5%, nëse ajo është në pronësinë e tij, e ka trashëguar, e ka dhuratë etj.
– 2) Nëse nga momenti i pronësimit të saj ai si pronar nuk ka qëllime tregtie me te, nuk jep zekat. P.sh., ka vendosur të ndërtojë një shtëpi apo kopsht.
– 3) Nëse toka është për ta dhënë me qira apo për të ndërtuar në te, që ai të përfitojë më pas nga qiraja, nuk ka zekat për pronarin në vlerën e saj si pronë, por zekatin e ka detyrim nga qiradhënia e saj (nga paratë e përfituara nga qiraja).
Shtatë: Zekati në aksionet në pasuri të patundshme, toka apo banesa.
1) Në esencë ajo që vendoset në këto kontribute prej pasurisë detyrohet me dhënien e zekatit për çdo vit duke verifikuar fitimet. Çdo kontribuues detyrohet ta japi zekatin në bazë të vlerës së nisabit të tij. Kjo merret për konsideratë me vlerën që është e njëjtë në momentin e haulit, pa marrë parasysh shtohet nga pasuria bazë apo mangësohet .
2) Kontributet e dëmtuara, që nuk mund të filtrohen dhe nuk ka mundësi kontribuuesi nga ajo arritjen e pasurisë së tij, këta nuk e kanë për detyrë dhënien e zekatit nga momenti që dëmtohen.
Tetë: Zekati i borxheve
- a) Borxhet që t’i kanë të tjerët:
1) Nëse nga borxhliu shpresohet që ai mund ta kthejë borxhin, për këtë rast detyrohet dhënia e zekatit në të gjitha llojet e pasurisë dhe lejohet vonimi i zekatit derisa të kthehet borxhi dhe më pas e jep për atë që ka kaluar.
2) Po qe se borxhliu është nga ajo kategori, që nuk pritet ta kthejë borxhin, në këtë rast nuk detyrohet dhënia e zekatit. Po qe se arrin tek borxhi i tij nga ky moment vazhdon haulin e ri e nëse e jep zekatin për një vit kjo gjë është e mirë.
- b) Borxhet që ua ke të tjerëve:
1) Nëse borxhi mbetet derisa të vijë hauli i zekatit, atëherë nga tërësia e pasurisë për të cilën duhet të jepet zekat duhet të minusosh shumën e borxhit.
2) Nëse borxhi është me afat të vonuar, për minusimin e tij nga tërësia e pasurisë mes dijetarëve ka një mospajtim që është i njohur. Mendim më i vërtetë më duket ai që thotë se nuk duhet të minusohet. Allahu e di më së miri.
Shembull praktik për këtë që u tha:
Caktoji vetes një ditë për dhënien e zekatit, p.sh. dita e parë e Muajit Shaban. Kur të vijë kjo ditë, atëherë duhet t’i llogarisësh këto në vijim:
- Të hollat e tua, qofshin në llogari bankare apo i ke në dorë,
- Vlerën e tregut të asaj dite të aksioneve tua,
- Vlerësimi i fundit për njësitë e tua në fondet investuese,
- Arin dhe argjendin që ke në shtëpi,
- Borxhet që i kanë njerëzit ndaj teje, nëse shpreson se do t’i kthejë,
- Çdo mall që ke përgatitur për tregti, qoftë ajo tokë, shtëpi, kafshë apo send si dhe qoftë në shitore apo diku tjetër.
Pasi të llogarisësh shumën e gjithë këtyre, atëherë duhet të minusosh nga ajo shumë: borxhet që i ke ndaj dikujt dhe nuk i ke kthyer brenda vitit; p.sh. nëse ke blerë shtëpi me këste me çmim 100 000 euro, ti duhet të minusosh vetëm ato këste që duhej të paguheshin para përfundimit të haulit dhe ti nuk ke arritur ti paguash.
Ajo që mbetet nga e gjithë kjo është pasuria për të cilën duhet të nxirret zekat 2.5%. Gjithashtu duhet ditur se çdo pasuri mund të ketë haul të pavarur, p.sh. të hollat kanë datë në vete, mallrat e tregtisë datë në vete e kështu me radhë.
Allahu e di më së miri. Paqja dhe lavdërimet e Allahut janë mbi Muhamedin.
- Organizata Botërore Islame për Ekonomi dhe Financa 15/09/1430h
- Përshtati: Rashit Zylfiu