Me ‘besa besë’ po tentohet të bojkotohet gjithçka që mbanë shifrën ‘860’

Që këto produkte e këta flamuj të shihen sa më pak në tregun e Kosovës, po bëhet gjithçka. Këtë po e bëjnë një numër i madh i qytetarëve, të cilët po mundohen që të tjerët të i vetëdijësojnë për këtë fakt.

Por, jo vetëm tek qytetarët e tjerë, një vetëdijesim i tillë po mundohet të bëhet edhe tek pronarët e bizneseve.

Fitim Shala nga Podujeva ka zgjedhur një formë për të kontribuar me kompaninë tij.

Por cila është arsyeja që e shtyu atë të marrë një vendim të tillë.

Një gjë të tillë do e bëjnë edhe qytetarët e Podujevës, madje ata shihet të jenë goxha të interesuar për këtë veprim.

Pikërisht për këtë arsyeje është hapur edhe një grup në rrjetin social Facebook.

I emëruar si “Besa Besë” ky grup ka arritur mbi 100,000 anëtar.

Aty shumë biznese e grupe qytetarësh tregojnë lidhur me veprimet që kanë marrë për të bojkotuar këto produkte.

Administrator i kësaj faqe është Burim Piraj.

Ai tregon se sa po ka efekt kjo iniciativë.Piraj shton se qytetarët nuk është që dëshirojnë të i blejnë këto produkte.Por, e bëjnë edhe për shkak të mos informimit se cilat produkte janë serbe.E pikërisht për këtë është hapur edhe kjo web faqe ku qytetarët mund të informohen.Kurse shumë shpejtë pritet të bëhet edhe si aplikacion, i cili mund të përdoret edhe në telefon.

 

Artikulli paraprakATK: Deri më 10 janar të regjistrohen mallrat në stoqe
Artikulli tjetërAmazon do të pushojë nga puna 18 mijë punëtorë, shumica përfshijnë vendet e Evropës