Ballina Fokus “Një karikues për të gjitha paisjet.” Parlamenti Europian miraton ligjin

“Një karikues për të gjitha paisjet.” Parlamenti Europian miraton ligjin

Parlamenti Evropian miratoi rregulla të reja të martën duke prezantuar një karikues të përbashkët për pajisjet e vogla elektronike si smartfonët dhe tabletët.

Ligji i ri do të thotë se duke filluar nga vjeshta e vitit 2024, USB-C do të jetë porta standarde e karikimit për telefonat inteligjentë, tabletët, tastierat, mausët e kompjuterit, pajisjet GPS, kamerat dixhitale, kufjet, etj… Duke filluar nga viti 2026, USB-C do të bëhet gjithashtu portë karikimi edhe për laptopët.

Vendimi u miratua me shumicë të madhe: 602 vota pro, 13 kundër dhe tetë abstenime. Pajisje të tilla gjenerojnë nga 11,000 deri në 13,000 ton mbetje elektronike çdo vit, sipas Komisionit Evropian, dhe rregullat e reja pritet ta reduktojnë këtë sasi në mënyrë drastike.

Prodhuesit e telefonave inteligjentë i kanë rezistuar këtij vendimi  për vite me radhë. Por në vitin 2020 Parlamenti nxiti edhe më shumë thirrjet e tij drejtuar Komisionit Evropian për të paraqitur një propozim legjislativ për të rregulluar këtë çështje.

Qeveritë e BE-së tani pritet të japin miratimin e tyre përfundimtar gjatë takimit të Këshillit të Mjedisit më 24 tetor. Pas kësaj, legjislacioni do të hyjë në fuqi. Vendet e BE-së do të kenë gjashtë muaj kohë për ta integruar atë në ligjet e tyre kombëtare./Politico

Artikulli paraprakProjekti me katër ditë pune me të njëjtën pagë në Britani, po jep rezultate të kënaqshme
Artikulli tjetërAdministrata operative