6 arsyet pse Ebu Bekr Es Sidik ishte lider i madh

Një burrë i njohur si Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) është njeri i cili ishte gjithmonë në anën e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) dhe shoku i tij i i përhershëm, siç përmendet në një pjesë të ajetit 40 nga sureja Teube”… e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!”.Kuran (9:40)

Ai ishte dora e djathtë e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka luajtur një rol të rëndësishëm në Islam gjatë epokës së Mekës.

Emri i tij i vërtetë është Abdullah ibn Uthman ibn Amir ibn Amr ibn Ka’b ibn Sa’ad ibn Teem ibn Murrah ibn Ka’ab ibn Luaj ibn Galib El Kurashi Et-Temee. Prejardhja e tij u takua me familjen e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) në sferën e paraardhësit të tyre, Murrah ibn Ka’ab. Ai njihej si Ebu Bekr për shkak të rolit të tij të rëndësishëm në një fis të madh arab. Ai ishte nga fisi Kurejsh, i cili ishte populli i Mekës dhe mbrojtësi i Qabes.

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka kontribuar shumë për Islamin gjatë gjithë jetës së tij. InshaAllah, këtu do të diskutojmë kontributet e tij ndaj Islamit ,veçanërisht gjatë epokës Mekase .

1. KARAKTER I SHKELQYER
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të), person me karakter të madh, ishte vazhdimisht në kërkim të fesë së vërtetë gjatë gjithë jetës së tij edhe para shfaqjes së Islamit në Gadishullin Arabik. Kur Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) solli për herë të parë mesazhin e Islamit, ishte njeriu i parë i lirë që e pranoi atë, siç përmendet nga Imam Ibn Kethiri[Al Bidaayah Wan-Nihaayah]. Ai nuk hezitoi dhe pranoi menjëherë Islamin.

Ai e pranoi Islamin pikërisht në momentin kur dëgjoi për të nga Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Ai vazhdimisht besoi në vërtetësinë e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të). Edhe gjatë historisë së Isra ue Mikraxhit, kur shumica e njerëzve nuk besonin në Resulullahun (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kjo është arsyeja pse Profeti Muhamed a.s ia dha titulli Es-Siddik .

2. THIRRJA NË FE /DAWAH
Që nga momenti kur Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) përqafoi Islamin, ai bëri thirrje me mesazhin e Islamit ndaj intelektualëve të Kurejshëve në Mekë. Ai e prezantoi bukur mësimin e Islamit me urtësinë dhe zgjuarsinë e tij. Shumë sahabe të shquar e përqafuan Islamin nga duart e tij, duke përfshirë Az-Zubejr Ibn Auam, Uthman ibn Affan, Talhah ibn Ubaidullah, Saad ibn Ebi Vakas, Uthman ibn Med’un, Ebu Ubejde, Abdur Rahman ibn Auf, Ebu Seleme dhe Al-Arkam. Allahu qoftë i kënaqur me ta). Ebu Bekri radiallahu anhu gjithashtu u ka bërë thirrje edhe anëtarëve të familjes dhe familjes së tij, dhe shumica prej tyre e kanë pranuar thirrjen e tij.

3. GUXIM
Ebu Bekri radiallahu anhu ishte shumë trim. Ai përcolli mesazhin e Islamit tek jobesimtarët edhe kur numri i muslimanëve ishte i vogël me vetëm 38 meshkuj. Ai gjithmonë e nxiste Profetin Muhamed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) që të bënte thirrje në Islamin hapur. Ai u bë muslimani i parë i fisit të tij që mbajti ligjërim duke ftuar njerëzit drejt Allahut. Në incidentin ku ai mbajti ligjërata haptas, kurejshët u tërbuan dhe ai për pak u vra. Kur ai rifitoi vetëdijen e tij, siguria e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ishte gjëja e parë me të cilën ai shqetësohej. Dashuria e tij ndaj Profetit Muhamed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) ishte më e madhe se dashuria ndaj jetës së tij dhe familjes së tij.

4. PËRKUSHTIMI NDAJ KAUZËS SË ISLAMIT
Pas Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), Ebu Bekari (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte personi i parë që u dëmtua në rrugën e Allahut. Ai ishte i pari që mbrojti Profetin Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) dhe ishte i pari që ftoi të tjerët në rrugën e Allahut. Ebu Bekri e liroi të gjithë programin e tij dhe ia kushtoi gjithë kohën çështjes së Islamit gjatë asaj kohe në Mekë.

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) është një person me pasuri të madhe, me pozitë të lartë dhe me prejardhje fisnike. Ai i ka përdorur këto cilësi në dobi të muslimanëve dhe Islamit. Ebu Bekri ka liruar shumë prej skllevërve,  dhe skllaveve në Mekë gjatë viteve të hershme. Ai i liroi ata që e pranuan Islamin pavarësisht nga kostot e tyre për t’i larguar ata nga dëmi që ata pësuan nga pronarët e tyre për shkak të pranimit të Islamit. Në mendjen e tij, skllevërit muslimanë janë të barabartët me të dhe vëllëzerit e tij në besim.

Shumë prej politeistëve u tallen me të dhe pretenduan se veprimi i tij ishte humbje parash, sepse ai shpenzonte për të dobëtit dhe të varfërit. Ndër skllevërit që ai liroi përfshijnë Bilal Bin Rabah, Aamir ibn Fuhairah, Umm Ubais, Zinneerah, En-Nahdijeh dhe vajza e saj. Për shkak të bujarisë së tij, Allahu ka shpallur vargje në Kuran që përmendin për veprimin e tij që mund të lexohen deri në ditën e fundit. Këto janë ajetet 5 deri në 21 në suren El-Lail [Tefsir Ibn Kethir Kurani (92:5-21)]

Edhe pse ishte ndër shoqëritë e larta të Kurejshëve me pasuri të madhe dhe fitoi mbrojtje nga njerëzit e fisit të tij, Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) prap nuk mundi t’i shpëtonte torturimit nga kurejshët. Për hir të Allahut, ai bëri përpjekjen e tij të parë për të shpërngulur nga Meka në Abisini kur Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) dha lejen për të migruar për të shmangur trajtimin e keq nga njerëzit e tyre dhe për të adhuruar lirisht Allahun.  Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte i gatshëm të linte vendlindjen, familjen dhe pasurinë e tij për të fituar kënaqësinë e Allahut. Megjithatë, plani i tij ndryshoi dhe ai u kthye në Mekë pasi Ibn Ed-Dughnah i garantoi atij mbrojtje dhe ai vazhdoi me thirrjen në Mekë.

5. ELOKUENCA
Kur gjendja e muslimanëve u përkeqësua në Mekë, Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) kërkoi alternativa. Përveç shpërnguljes së muslimanëve në Abisini, Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) po kërkonte gjithashtu fise që ishin të gatshëm ta mirëprisnin atë dhe shokët e tij dhe të mbronin Islamin. Gjatë periudhës së Haxhit, ai u takua me përfaqësues të fiseve të ndryshme. Ebu Bekri ishte atje, si përfaqësues i Resulullahut për shkak të njohurive të tij të gjera për gjenealogjinë dhe historinë e fiseve. Ebu Bekri i bëri dobi Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) në shumë mënyra, më shumë se çdo shok tjetër. Si përfaqësues, ai përdori elokuencën dhe sjelljet e tij të mira për të prezantuar Profetin Muhamed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) te krerët e fiseve.

6. VEPROI ME KURAN
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) është një person që ka vepruar sipas Kuranit. Ai meditoi, kuptoi dhe veproi bazuar në Kuranin që e bën atë një model të madh për muslimanët dhe jep një ndikim të madh në punën e tij të thirrjes gjatë epokës së Mekës.

Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka zgjedhur Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të) për shokun e tij gjatë shpërnguljes së tij në Medine, kur sulmi ndaj muslimanëve u bë më i ashpër në Mekë. Ai ishte i vetmi shok i Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) gjatë kësaj ngjarjeje të madhe. Ai kishte nderin që për hir të Allahut ta linte Mekën per në Medine.

Ai ishte me Profetin Muhamed (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) në shpellë. Në një hadith, Ebu Bekri tha: “Ndërsa isha në shpellë, i thashë Resulullahut: “Nëse njëri prej tyre do të shikonte poshtë këmbëve të tij, ai do të na shihte ne.” Resulullahu tha: “Çfarë mendon, o o Ebu Bekri, rreth dy, kur Allahu është i treti i tyre?’” [Sahih Buhariu, hadithi numër 3653].

Ai kujdesej shumë për mirëqenien e Resulullahut. Kur Resulullahu e pyeti se pse ai vazhdimishë ndryshonte pozicionet gjatë udhëtimit, Ebu Bekri u përgjigj: “Kur mendoj për dikë që pret t’ju zë pritë, unë eci para jush; dhe kur kujtoj se njerëzit po të ndjekin, unë eci pas teje.” Ebu Bekr-Siddeek Afdalus Sahaabe Wa Ahakkihim Bil Khalife

Nuk është për t’u habitur që Allahu ka zbritur disa ajete në Kuran që përmendin atë dhe ai ishte më i miri ndër sahabët dhe i është dhënë lajmi i mirë për Xhenetin. Ai ka kontribuar shumë jo vetëm gjatë epokës mekase, por gjatë gjithë jetës së tij për hir të Allahut.

Referencat:

1. Biografia e Ebu Bekr Es-Siddik (Darussalam, 2007)

2. Al Bidaayah Wan Nihaayah (Darussalam)

3. Tefsir Ibn Kethiri (Darussalam)

Burimi :knowledgedunes

Përktheu : EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakShumë në Evropë mund të bëhen të pasur papritur: ky është “ari” i ri
Artikulli tjetërSi të përdorni stresin për ta bërë skuadrën tuaj më të fortë?