Eksporti nga Kosova në Gjermani në periudhën Janar-Korrik 2022 ka shënuar rritje në vlerë prej 13 milionë euro apo 43% krahasuar me periudhën Janar-Korrik 2021.
Ndërsa, importi nga Gjermania në Kosovë në periudhën Janar-Korrik 2022 ka shënuar rënie në vlerë prej 9 milion euro apo rreth 3% krahasuar me periudhën janar-Korrik 2021.
Produktet më të eksportuara në këtë periudhë ishin: plastika dhe artikuj prej tyre, artikuj prej gizës dhe çelikut dhe mobileritë.