Njohësi i ekonomisë, Edison Jakurti, i ka bërë një analizë të shkurtër trendit rritës të inflacionit në Kosovë.
Në bazë të ASK-së, në muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti, inflacioni vjetor në Kosovë ishte 7.1%, 7.5% dhe 10%, respektivisht.
Çfarë do të thotë kjo për fuqinë blerëse?
“Nëse paga juaj nominale këtë vit ishte 500 euro në muaj, vlera e saj reale ishte rreth 438 euro në janar, rreth 433 euro në shkurt, dhe rreth 422 euro në mars. Atë që në marsin e vitit 2021 keni mundur ta bleni me 500 euro, për ta blerë në këtë mars do t’ju duheshin 550 euro.
Nëse vazhdon ky trend, subvencionet do të bëhen gjithnjë e më impotente e politikat që targetojnë drejtpërsëdrejti çmimet gjithnjë e më të nevojshme”, thuhet në postimin e Jakurtit në rrjetin e tij social, facebook. /Buletini Ekonomik/