Si këshillat e një nëne mund ta çojnë biznesin tuaj drejt sukseseve të reja

Shumë prej sipërmarrëve, i drejtohen disa prej emrave më të mëdhenj të biznesit për të gjetur frymëzim. Ndonëse nuk ka asgjë të keqe rreth kësaj, ndonjëherë burimi më i madh i frymëzimit është pikërisht në shtëpi.

Pak kohë më parë, po përballesha me një sfidë të madhe në një nga bizneset e mia dhe mendova se nuk më mbetej gjë tjetër veçse t’i jepja fund sipërmarrjes time. Një bisedë të cilën e bëra me nënën time ishte gjëja që më ndihmoi të kthehesha në rrugën e duhur.

Ajo më kujtoi pse e fillova [biznesin] dhe pse nuk duhej të largohesha. Biseda që patëm nuk ishte e mbushur me këshilla biznesi. Përkundrazi, ajo më ftoi t’i shikoja çështjet nga perspektiva e saj – si një e huaj. Ajo vuri në dukje se ku kisha gabuar dhe si mund të përdorja atributet e mia personale për t’i kthyer gjërat në avantazhin tim.

Ndërsa festohet Ditën e Nënës anembanë botës, unë kthej kokën pas mësimeve të rëndësishme që kam mësuar nga nëna ime të cilat më ndihmuan mua t’i shtyjnë bizneset e mia drejt shtigjeve të reja të ngritjeve përgjatë viteve.

Shkolla e vjetër funksionon më së miri

Unë krenohem që jam i aftë rreth teknologjisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për mediat dixhitale, por nëna ime gjithmonë më kujton se asgjë nuk funksionon më mirë sesa promovimi i shkollës së vjetër.

Sa herë që ndërmarr diçka të re, ose lanson në treg një produkt ose shërbim të ri, ajo më kujton që të marr telefonin dhe t’u tregoj njerëzve për të. Ndonëse ajo beson në fuqinë e medias dixhitale, ajo më thotë se asnjë reklamë nuk e kalon ndjesinë personale.

Gjatë viteve, unë i kam përfshirë këshillat e saj në biznesin tim. Ato jo vetëm që më ndihmuan në promovimin e biznesit tim, por gjithashtu më hapëb mundësi të reja dhe ma hapën rrugën të takoja klientë të rinj të cilët përfundimisht u bënë miqtë e mi.

Përderisa përqafoni rrugë të reja për të promovuar biznesin tuaj, gjithmonë lini vend për idetë e shkollës së vjetër.

Mos harroni kurrë ata që ju ndihmuan gjatë rrugës

Kur po ndërtoni një biznes, do të hasni në njerëz që do t’ju ndihmojnë të takoni klientë të rinj dhe do të ofrojnë këshilla që mund t’i përdorni drejt qëllimit për të rritur biznesin tuaj. Do të ketë edhe nga ata që do t’ju gëzojnë sepse kanë besim në ju.

Nëna ime më mësoi të mos harroj kurrë ata që më ndihmuan, sado i vogël që ishte kontributi i tyre. Ajo më përkujton që t’i telefonoj herë pas here dhe t’i përfshij në sukseset e mia; sepse ata luajtën një rol me rëndësi në suksesin tim.

Derisa ju ndërtoni biznesin tuaj, jini gjithmonë mirënjohës për ekipin tuaj, për ata që ndihmuan në shtytjen e biznesit tuaj për të arritur suksese të reja dhe për të gjithë ata që investuan kohën e tyre të çmuar për ju.

Bëni një pushim… biznesi juaj do t’ju jetë mirënjohës për të

Nëna ime e vëren se sa shumë punoj. Si të gjitha nënat, ajo vazhdon të më kujtojë të ha perime, të mos i anashkaloj vaktet dhe të fle herët. Por më e rëndësishmja është se ajo më kujton të ndaloj plotësisht punën dhe të zhytem në gjërat që më pëlqen t’i bëj.

Ajo më thotë se nëse jam i lodhur, atëherë do të lodhen edhe bizneset e mia dhe një biznes i lodhur nuk do të ketë energji për t’u rritur. Mund të jetë e vështirë të caktosh kohë për të pushuar dhe për të shijuar jetën kur jeni duke ndërtuar një biznes për të cilin jeni i pasionuar ose kur përpiqeni të përballoni sfidat e jetës, por planifikoni kohën tuaj të pushimit ashtu siç do të planifikonit t’i organizonit takimet. Biznesi juaj do t’ju falënderojë për këtë në periudhën afatgjate.

Përderisa shikoj pas në karrierën time, kuptoj se ekspertiza ime është një përmbledhje e njohurive që kam përfituar, bisedave që kam pasur me liderët e bizneseve inspirtuese dhe projekteve në të cilat kam punuar. Por pjesën më të madhe të ekspertizës sime ia atribuoj nënës sime, sepse udhëzimet e saj të mençura dhe mësimet e saj të rëndësishme më ndihmuan që bizneset e mia të zgjeroheshin në një masë të madhe.

Autor: Manar Al Hinai  (një shkrimtar dhe konsulent i komunikimit i Emirateve i vlerësuar me çmime të ndryshme, i cili gjendet me qendër në Abu Dhabi).

Përkthehu: EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakÇfarë është stagflacioni dhe si duhet të parandalohet?
Artikulli tjetërIdetë kryesore nga libri “Getting Things Done” -David Allen / PJESA E PARË