Hapa për të zhvilluar shprehinë e përdorimit të Misvakut

 

Kur ishte hera e fundit që keni përdorur misvak?

Ishte disa javë më parë? Muaj, apo edhe disa vite më parë?

Është e çuditshme që këto ditë pak muslimanë përdorin misvak , veçanërisht pasi ai është një sunet dhe për më tepër ka kaq shumë produkte që tregtohen si të prejardhura nga “misvak”. Unë kam parë pastë dhëmbësh miswak, karamele miswak dhe çamçakëz miswak. Kam parë shumë dyqane që shesin misvak. Por rrallë shoh një musliman me misvak në gojë.

Ky është turp pasi Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ishte i prirur t’a përdorte vetë dhe i inkurajoi shokët e tij të bënin të njëjtën gjë.

”Po të mos kisha frikë se do ta rëndoja ummetin tim, do t’i urdhëroja ta përdorin miswakin para çdo namazi. (mysliman)

Tani në rast se nuk e dini se çfarë është misvaku (nganjëherë quhet sivak), më lejoni ta shpjegoj.

Është një shkop i vogël që përdoret për të larë dhëmbët, më së shpeshti vjen nga rrënjët e bimës Salvadora Persica (e njohur edhe si pema e mustardës). Në arabisht quhet Arak dhe në Urdu Peelu.

Bëhet furçë dhëmbësh e shkëlqyer pasi fibrat e saj bëhen gërryese dhe të forta kur njomet dhe përtypen, të ngjashme me furçat moderne të dhëmbëve. Studimet e fundit kanë treguar se përdorimi i misvakut promovon higjienë të mirë orale. Përdorimi i misvakut mund të sjellë edhe disa përfitime për tretjen.

Për muslimanët, kjo vetëm e shumëfishon përfitimin e përdorimit të tyre. Do të merrni shpërblimin për ndjekjen e Sunetit të Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), dhe do të merrni gjithashtu përfitime shëndetësore.

Por këtu është dilema: nuk është aq e lehtë të bësh zakon përdorimin e misvakut.

Unë jam fajtor edhe vet për këtë mospërdorim. Blej një misvak, e përdor për një javë apo më shumë, pastaj e ndërpres gradualisht gjatë disa ditëve në vijim. Së shpejti misvaku im bashkohet me çorapet dhe çelësat e mi në listën e artikujve që mungojnë.

Prandaj, unë kam dalë me disa metoda që e lehtesojne bërjen zakon përdorimin e misvakut. Nuk e di për ju, por jam lodhur duke humbur të gjitha shpërblimet e pastrimit të dhëmbëve me misvak. Nëse jeni të lodhur gjithashtu nga kjo, le ta praktikojmë këtë listë dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë insha’Allah.

1. Përdoreni atë për Tridhjetë Ditë
Me siguri e keni dëgjuar më parë, por do ta them përsëri: Është thënë se çdo gjë që bëni për 30 ditë me radhë bëhet zakon. Nëse është kështu, ky duhet të jetë hapi juaj i parë për ta bërë zakon përdorimin e misvakut.

Duke filluar nga sot, angazhohuni që të lani dhëmbët me misvak çdo mëngjes dhe mbrëmje dhe/ose para namazeve të caktuara për 30 ditë rresht. Ndoshta ju mund ta mbani shkopin tuaj miswak pranë furçës së dhëmbëve.

Pas tridhjetë ditësh, do të bëhet zakon, insha’Allah, dhe do të jetë rutinë.

2. Merre me vete
Misvaku është shkop i vogel. Në të vërtetë nuk është ndonjë gjë e madhe apo e rëndë. Një mënyrë e mirë për ta bërë zakon është ta merrni me vete kudo që shkoni.

Vendoseni në xhep ose në çantë. Kur hani diçka jashtë shtëpisë, thjesht nxierrni misvakun tuaj dhe bëni pastrim të shpejtë.

Shumë shpejt, insha’Allah misvaku juaj do të bëhet po aq thelbësor sa çelësat e makinës ose celulari juaj.

Dhe duke folur për celularët…

3. Përkujtuesit dixhitalë
Më pëlqejnë kujtesat dixhitale. Në fakt, unë i kam përdorur ato për të mësuar përmendësh disa dua. Shanset janë që ndoshta jeni të rrethuar nga pajisje me ekrane. Ju me siguri keni celular. Ndoshta edhe tabletë. Dhe nëse po lexoni këtë artikull, me siguri keni akses në të paktën një kompjuter. Postoni rikujtues dixhitalë për të përdorur miswak-un tuaj në të gjitha pajisjet tuaja duke vendosur sinjalizime  ose duke vendosur me kujtesën një imazh  në sfond!

Tani sa herë që i përgjigjeni telefonit ose futeni në kompjuterin tuaj, do të shihni të njëjtin rikujtues: “LANI DHËMBËT ME MISWAK”.

4. Mbani më shumë se një
Siç e përmenda në fillim, e kam zakon të humbas misvakun ose harroj ta marr me vete kur dal.

Dhe një mënyrë e thjeshtë për të zgjidhur këtë problem është që të keni disa shkopinj miswak në çdo vend që ka të ngjarë të frekuentoni:

-Një në xhepin e palltos ose xhaketës.
-Një në makinën tuaj.
-Një në zyrën tuaj.
-Një në banjën tuaj.

Vetëm sigurohuni që të mos e mbani misvakun tuaj aty ku njerëzit e tjerë po e mbajnë të tyren. Kjo mund të çojë në disa situata shumë të pakëndshme.

5. Përdorni Miswak me shije
Miswaku ka një shije unike, por nuk është e keqe. Sidoqoftë, nëse nuk jeni shumë të interesuar për shijen, ka në dispozicion misvak me aromë .

Bleni disa shkopinj misvak me nenexhik, luleshtrydhe ose limon. Tani vërtetë nuk keni asnjë justifikim për të mos përdorur një miswak.

Duhet të theksohet se gjatë agjërimit nuk duhet të përdorni misvak me shije, megjithëse është mirë të përdorni një të zakonshëm .

Ka shumë përfitime nga përdorimi i misvakut , si shpirtërore ashtu edhe shëndetësore. Edhe sikur të mos kishte përfitime shëndetësore, Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i përdorte ato dhe kjo na mjafton. Nëse kjo është një arsye shume e mirë edhe për ju, le të përpiqemi ta bëjmë këtë Sunet të mrekullueshëm pjesë të jetës sonë të përditshme.

Autor: Muhamed Faris

Përktheu : EKONOMIAISLAME

Artikulli paraprakRëndësia e sjelljes organizative në ambientin e punës
Artikulli tjetërBanka Qendrore e Amerikës pritet të rrisë normat e interesit, sipas New York Times