A ka njeri që e pastron të kaluarën?!
Sigurisht që po.
Tani unë do të të bëj një pyetje: A të ka ndodhur ndonjë përvojë negative në të kaluarën tënde? Sigurisht që po… Secilit prej nesh i ka ndodhur ndonjë përvojë negative në të kaluarën.
Tani po të bëj një pyetje tjetër: Nëse kthehet e kaluara dhe ndodh e njëjta gjë, ti a do të veprosh përsëri në të njëjtën mënyrë?… Sigurisht që jo!
Cila është arsyeja?
Nëse ty të ndodh e njëjta situatë tani në këtë kohë, ti do të veprosh në një mënyrë më të mirë, e nëse të ndodh e njëjta gjë dhe ti vepron në mënyrë të gabuar, ti do të fajësosh veten, do të kritikosh, do të krahasosh dhe do të mërzitesh. Por, nëse thjesht kthehesh në të kaluarën, në të njëjtën situatë dhe vepron në një mënyrë ndryshe, do të zbulosh se e kaluara është kthyer në përvojë dhe mësim. Prandaj, duhet të kthehesh te një përvojë negative që të ka ndodhur në të kaluarën.
Ktheje mendjen tënde atje (mendja jote e ka forcën të kthehet në të kaluarën), përjetoje për disa momente atë përvojë, dhe vëreji me kujdes këto që vijojnë: Vëre të menduarit tënd… mënyrën se si ti mendoje atëherë. Vëre pozicionin e trupit tënd… si qëndron në këmbë ose ulur. Vëre shprehjet e fytyrës tënde… si ishin shprehjet e fytyrës tënde. Vëre frymëmarrjen…si merrje frymë? Vëre reagimin tënd… çfarë bëje? Kujto ndjesinë tënde… si ndiheshe atëherë?
Tani, lëre atë përvojë negative, merr frymë thellë dhe nxirre frymën me ngadalë, pastaj shiko djathtas edhe majtas!
Ky veprim quhet thyerje e situatës.
Kjo është pikërisht ajo që ka porositur i Dërguari i Zotit në rast zemërimi. Sahabiu Ebu Dheri na tregon se i Dërguari i Zotit ka thënë: “Kur zemërohet ndonjëri prej jush, nëse është në këmbë, le të ulet…e nëse përsëri nuk i largohet zemërimi, atëherë le të shtrihet”.
Dhe tani… pyete veten: Çfarë ke mësuar nga ajo përvojë? Nëse kthehesh edhe një herë në të kaluarën, si do të veproje? Shkruaji pesë gjëra nga ato që ti ke mësuar nga kjo përvojë, dhe nëse kthehesh edhe një herë tjetër në atë situatë, në gjendje do të jetë trupi yt, çfarë shprehjesh do të marrë fytyra yte, në ç’mënyrë do të marrësh frymë, si do të lëvizësh, për çfarë do të mendosh dhe çfarë do të përdorësh?
Ai shkrove të gjitha këto?
Kthehu tani bashkë me mua në të kaluarën e vepro tamam sikur ti zotëron strategjinë tënde të re, dhe vëre se çfare do të ndodhë! Ti do të shikosh se do të veprosh në një mënyrë më të mirë, pozicionimi i trupit tënd do të jetë më i mirë, shprehitë e fytyrës tënde do të jenë në një gjendje më të mirë… lëvizjet, mendimet dhe sjelljet e tua do të jenë më të mira. A e di se pse do të ndodhë kjo? Sepse ti tashmë e dije se çfarë ka ndodhur, dhe përderisa ke mësuar diçka të re, dhe e përdorë këtë mësim, gjërat negative do të zhduken.
Prandaj, Carl Jung, i cili konsiderohet si një nga psikologët më të mëdhenj të kohës moderne, thotë: “Largohu nga ndjesitë negative dhe përdorë mjeshtërinë!”… Këto dy fjali janë shumë të fuqishme. Por, si të largohem nga ndjesitë negative dhe ta përdorë mjeshtërinë? Kjo sepse duke përdorur mjeshtërinë, tek ti do të dominojë ndjesia pozitive. Ti nuk mund të kesh dy ndjesi në të njëjtën kohë, por ose ndjesinë negative ose ndjesinë pozitive. Kur ti përdorë mjeshtërinë dhe mendon në të njëjtën përvojë, zbulon se ndjesia negative zhduket dhe aty shfaqet ndjesia pozitive, dhe në këtë mënyrë ti mund ta pastrosh të kaluarën.
Kur mendon për një përvojë negative, dhe e di se çfarë ke bërë, dhe se si je sjellë… pastaj, ti kthehu sërish atje, por me mësimin që ke mësuar, dhe vepro sikur po përballesh për herë të parë me atë problem. Më pas, imagjino veten tënde në të ardhmen, e sikur të ka ndodhur i njëjti problem, dhe do ta gjesh veten duke vepruar sipas mënyrës së re. Kjo gjë është ajo që quhet “pastrimi i së kaluarës”.
Pra, gjëja e parë është “perceptimi” i aftësive të pakufishme, më pas është “pranimi” i vetvetes, pastaj “marrja e vendimit”, pastaj “zgjedhja”, pastaj “mbajtja e përgjegjësisë”… dhe pas këtyre vjen “pastrimi i së kaluarës”.
Dr. Ibrahim el-Fekij
Zgjoji aftësitë dhe ndërto të ardhmen tënde