Të gjithë kanë nevojë për një ekuilibër midis biznesit dhe jetës private nëse duan të ruajnë mendjen e shëndoshë.
Këtu janë disa zakone që mund të adoptoni për ta arritur këtë.
1. Rrethanat
Ndonjëherë puna do të jetë më e rëndësishme dhe ndonjëherë gjërat private. Me fjalë të tjera, ndonjëherë një nga këto dy gjëra do të ketë më shumë peshë, në varësi të asaj që po ju ndodh në atë moment.
2. Frika
Për të arritur këtë ekuilibër, gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të hiqni qafe frikën se kompania juaj do të dështojë nëse nuk punoni ose bëni diçka sot. Bëni një pushim, nesër është një ditë e re.
3. Aktivitete private
E dimë që keni më pak kohë se më parë, por mos i injoroni gjërat private që ju bëjnë të lumtur dhe mos i injoroni të dashurit tuaj. Gjithmonë duhet të gjesh kohë për ta, sepse thuajse menjëherë të bëjnë një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
4. Teknologjia
Askush nuk ka të drejtë të presë që ju të jeni në dispozicion 24/7. Ndonjëherë fikni telefonin dhe izolohuni nga rrjetet sociale. Ato pushime do të jenë shumë të mirë për ju .
5. Kufijtë
Nëse nuk e keni bërë tashmë, është koha që ti vendosni ata. Një koleg që ju thërret në orën 23:00 ose të dielën për drekë është i pari që duhet tia tregoni këto kufi.
/studentet.mk/