A bënte Muhamedi (paqja qoftë mbi të) multi-tasking (shumë detyra në të njejtën kohë)?

Sa herë që dëgjoni për jetën e Profetit (paqja qoftë mbi të), habiteni me produktivitetin e tij. Ai (paqja qoftë mbi të) ishte Pejgamber, i Dërguar, mësues, guvernator, baba, bashkëshort, mik dhe njeri. Ai (paqja qoftë mbi të) pati role të shumta në jetën e tij dhe shkëlqeu në secilën prej tyre pa përjashtim. Kjo më bën të pyes veten, a ka kryer Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) një-detyrë në të njejtën kohë apo shumë-detyra në të njejtën kohë (multi-tasking)?
Shumica prej nesh janë rritur në epokën e kryerjes së shumë detyrave, ku nuk mund ta quash veten produktiv nëse nuk do të ishe një person i mirë në kryerjen e shumë detyrave. Nga ju pritet të bëni 10 gjëra në të njëjtën kohë, dhe kështu duhet të mbijetoni në shekullin e 21-të. Por a ka kuptim? Në fund të fundit, kryerja e shumë detyrave është më pak efikase (për shkak të nevojës për të ndërruar ingranazhet për çdo detyrë të re dhe më pas për të kaluar përsëri), është e ndërlikuar, e prirur që të na jep stres më tepër dhe të ndodhin gabime më shumë dhe është thjesht një çmenduri!

Le të shohim Sirën e Profetit dhe se si punonte personi më produktiv në histori (paqja qoftë mbi të):

Duke kaluar nëpër Sirë dhe duke hulumtuar shembuj të shumtë, nuk mundëm të gjenim asnjë dëshmi të vetme se profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ksihte bërë shumë detyra në të njejtën kohë (mund të gabojmë në këtë vlerësim, ju lutemi na korrigjoni nëse mendoni për ndonjë shembull konkret). Ai gjithmonë dukej se ishte plotësisht i përqendruar në ‘projektin’ ose personin që kishte në dorë dhe u kushtonte atyre vëmendjen e tij të plotë. Kur falej, përqendrohej plotësisht në namazin e tij, kur ishte me familjen e tij ishte gjithmonë i pranishëm me ta (fizikisht dhe mendërisht), kur ishte në fushëbetejë ishte plotësisht i angazhuar në betejë. Asnjëherë nuk e kemi parë atë të shpërqendruar, apo të pa fokusuar (paqja qoftë mbi të).
Në intervistën time me Shejh Tawfique Chowdhury verën e kaluar, ai tha diçka që më ngeli në mendje me të vërtetë: Ai tha, a keni dëgjuar ndonjëherë që gratë e Profetit të ankohen se Profeti nuk ka kaluar mjaftueshëm kohë me to? Pse ka ndodh kështu? Sepse kalonte kohë cilësore me to. Edhe pse ishte shumë i zënë dhe kishte role të shumta për të luajtur, por ai u fokusua në secilin rol individualisht, në momentin e tanishëm dhe nuk u hutua.
Ai (paqja qoftë mbi të) kishte prioritete, e dinte se cilat ishin ato dhe u udhëhoq nga bekimi i Allahut (Subhanehu ue Te’ala) për t’i përmbushur ato prioritete në mënyrën më të mirë të aftësisë së tij njerëzore, duke shërbyer kështu si shembull për të gjithë ne.

Ju mund të argumentoni se kjo ishte e mundshme atëherë, dhe tani në shekullin e 21-të, është pothuajse e pamundur të mbijetosh nëse nuk kryen shumë detyra. Unë lutem të ishte ndryshe. Kryerja e shumë detyrave nuk ka rezultuar në asgjë më shumë se stres i madh dhe punë me cilësi të dobët nga të gjithë ne dhe nuk na ka lejuar kurrë që të jetojmë me potencialin tonë të plotë. Në vend të kësaj, modaliteti i shumë detyrave është bërë shkaku që ne nuk mund të përfundojmë kurrë një detyrë të vetme! Është koha për t’u larguar nga kjo mënyrë jetese e çmendur dhe për të adoptuar një mënyrë jetese më natyrale.

Pra, çfarë është single-tasking – të kryerit e një pune në të njejtën kohë dhe si mund të zhvilloni një zakon të single-tasking? Detyra e vetme është të bësh punën tënde, një detyrë të caktuar në një kohë të caktuar, çdo detyrë të kryhet me fokus dhe përkushtim të plotë. 5 hapat e mëposhtëm janë marrë nga libri i Leo Babatua mbi Fokusimin, të cilin jua rekomandoj shumë ta lexoni:

1. Bëhuni të vetëdijshëm
Kur filloni të bëni diçka, bëhuni më të vetëdijshëm se po filloni atë aktivitet. Ndërsa jeni duke e bërë atë aktivitet, bëhuni plotësisht të vetëdijshëm për atë aktivitet dhe gjithashtu dëshirën dhe cytjen për të kaluar nga kjo punë në diçka tjetër. Të kushtosh vëmendje është hapi i parë i rëndësishëm.

2. Pastroni shpërqendrimet
Nëse do të lexosh, fshije gjithçka tjetër, që të mos kesh asgjë tjetër në hapësirën ku je përveç teje dhe librit. Nëse do të bëni email, mbyllni çdo program tjetër dhe të gjitha skedat e shfletuesit përveç skedës së emailit dhe thjesht bëjeni këtë. Nëse do të kryeni një detyrë të punës, mos keni asgjë tjetër të hapur dhe fikeni telefonin. Nëse do të hani, hiqni kompjuterin dhe pajisjet e tjera dhe fikni televizorin.

3. Zgjidhni me mençuri
Mos filloni vetëm të bëni diçka. Mendoni pak – a dëshiron vërtet ta ndezësh televizorin? Dëshironi vërtet të shkruani një email tani? A është kjo detyra më e rëndësishme e punës që mund ta bëni?

4. A do të zbrazeni tërësisht në të
Nëse do të bëni dhikër, bëjeni me fokus të plotë, përkushtim të plotë. Vendosni gjithçka që keni në atë aktivitet. Nëse do të keni një bisedë, dëgjoni vërtet, jini vërtet të pranishëm. Nëse do të rregulloni shtratin tuaj, bëjeni me vëmendje të plotë dhe me të mirën e aftësive tuaja.

5. Praktikoni
Kjo nuk është diçka që do ta mësoni ta bëni brenda natës. Mund të filloni që tani, por nuk ka të ngjarë të jeni të mirë qysh në fillim. Mbajeni atë. Praktikoni çdo ditë, gjatë gjithë ditës. Mos bëni asgjë tjetër, por praktikoni.
Unë dua që ne të mendojmë për shembullin më të mirë të dhënë nga Profeti ynë i fundit (paqja qoftë mbi të) dhe të pyesni veten: A mendoni se mund të bëni më mirë se ai (paqja qoftë mbi të)?

Mohammed Faris
productivemuslim.com | Solli në gjuhën shqipe: ekonomiaislame.com

Artikulli paraprakPyetjet që duhet t’i bëjmë vetes para se të vendosim profesionin
Artikulli tjetër5 Rregulla të arta për një ekuilibër më të mirë mes biznesit dhe jetës private