Koncepti i trefishtë i integruar
Sistemi.
Çfarë nënkupton sistemi?
Sistemi nënkupton që ne të kemi një plan pune, sipas të cilit të ecim, dhe ai të jetë gati përpara se të fillojmë, e përpara se të sjellim klientët.
Për shembull, kur Ray Kroc kërkoi nga kompania McDonald’s të hapte disa degë të saj, familja McDonald u habitën me kërkesën e tij, pasi ata ishin përpjekur disa herë më përpara dhe nuk kishin pasur sukses. Ai u kërkoi atyre që t’ia jepnin të drejtën për tërë jetën, dhe ai do t’u jepte 5 milion, e ata ranë dakord. Në fillim, ai nuk kishte një sistem sipas të cilit të shiste, dhe shpejt u detyrua të fillonte t’i shiste degët, por kur bëri një sistem për mënyrën e punës, puna filloi t’i shkonte më mbarë, dhe kështu arriti të zgjerohej shumë e më shumë.
Kur nuk ka një sistem pune, për shembull, dhe ndodh një problem, ose ndonjë klient ankohet për diçka, ne e zgjidhim problemin, por nuk mësojmë prej tij, dhe kur vjen një klient tjetër e ankohet, ne e zgjidhim problemin sikur po ndodh për të parën herë. Kjo ndodh për shkak se nuk ka sistem. Por nëse ka një sistem pune sipas të cilit ecet, ne duhet të mësojmë nga problemi, ta shkruajmë atë problem edhe zgjidhjen e tij, dhe t’i trajnojmë të gjithë punonjësit për këtë, dhe si rrjedhojë zgjidhja e problemit bëhet me sistem dhe jo thjeshtë si të ishte një problem spontan.
Sistemi duhet të jetë:
– I thjeshtë, që gjithë të mund të trajnohen për të.
– I shpejtë, dhe sa më i thjeshtë të jetë sistemi, aq më i shpejtë është ai. Për shembull, produktet e kompanisë APPLE, kur zbritën në treg patën një impakt të fortë sepse kjo kompani kishte një sistem, dhe ai sistem ishte i shpejtë. Kur e krahason me të tjerët, sistemi i kësaj kompanie është më i shpejtë, dhe sapo ta lidhësh aparatin që ata prodhojnë, me energjinë elektrike, ai punon menjëhe rë.
– Efikas, që të mund të zgjidhësh nëpërmjet tij çdo problem që del, sa herë që ai shfaqet, dhe në çdo kohë.
– Fleksibil, që pranon ndryshim, përmirësim dhe zhvillim, në vazhdimësi.
Dr. Ibrahim el-Fekij