Shqipëria prodhon energji elektrike nga burime të pastra, më shumë se çdo shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor.
Vendet e tjera të Rajonit e prodhojnë pjesën dërrmuese të energjisë elektrike nga qymyri. Kosova prodhon rreth 94 për qind të energjisë nga linjiti, Serbia 65 për qind, ndërsa vendet e tjera në rreth 60 për qind.
Ndonëse nga burimet ujore arrihet të prodhohet mesatarisht sa 80 për qind e nevojave që vendi ka, shpërndarja e pabarabartë e reshjeve dhe kapacitetet e ulëta ujëmbledhëse bën që Shqipëria të përballet herazi me mbiprodhim e në disa raste me mungesë.
Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë, në një studim të quajtur, “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri, Sfidat dhe Mundësitë” sugjeron edhe një strategji se si mund të vihet në batim tregu i përbashkët mes dy vendeve.
Sipas Gjoçajt, bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencës në tregje si dhe në ruajtjen dhe zgjerimin e një tregu me çmime të drejta.
Në fund të tetorit, Zyra e Rregullatorit për Energji , Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës (OST dhe KOSTT) nënshkruan edhe Marrëveshjen Kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.