Po përpiqeni të fshihni filxhanin e kafesë, ndërsa uleni me nxitim në tryezën e punës 10 minuta me vonesë? Kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë. Ju jeni rikthyer në zyrë.
Ndërkohë që shumë prej nesh i rikthehen punës në zyrë pas një periudhe të gjatë pune nga shtëpia, pavarësisht elementeve pozitive, si bisedat dhe shakatë me kolegët dhe shkëmbimi i drejtpërdrejtë i ideve, ka disa gjëra që vërtet nuk na mungonin kur punonim nga shtëpia dhe që nuk i preferojmë as tani që jemi rikthyer në zyrë.
Tonet pasive-agresive
Askujt nuk i pëlqen të ndiejë erën e peshkut që vjen nga tavolina juaj, ose faktin që nuk e keni larë tasin e drithërave, por është vërtet e sikletshme kur një koleg ju turpëron para të tjerëve duke vënë në dukje zakonet tuaja të këqija në kuzhinë.
Njerëzit që ngacmojnë drekën/ushqimet/pijet e të tjerëve
E pabesueshme sesi disa njerëzve u duket e pranueshme të marrin ose të prekin ushqimet e të tjerëve dhe e konsiderojnë këtë normale. Ju nuk do të vidhnit një makinë. Atëherë pse qenka e pranueshme të marrësh drekën e dikujt tjetër?
Vjedhja në përgjithësi
Nëse nuk do ta lani dhe ta ktheni, nuk duhet të merrni filxhanët apo pjatat e porcelanit të dikujt tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për karikuesit e celularëve, pijet alkoolike, madje edhe ftesat për festa, të lëna në tryezat e njerëzve.
Takimi me një koleg, rrugës për në punë
Ju lutem, shtiruni sikur nuk na shihni në autobus, në tren apo duke mbajtur radhën diku.
Thërrimet/mbetjet ushqimore
Askujt nuk i pëlqen të ulet në mbeturinat e lëna nga dikush tjetër, qofshin këto thërrime buke, mbështjellës ushqimi, kanoçe bosh, etj.
Mbledhjet për të kënduar “shumë urime për ty” rreth tryezës së dikujt
Këto zakone nuk janë kurrë argëtuese, pavarësisht nëse është familja juaj rreth tryezës së kuzhinës apo shokët që ju këndojnë në një lokal, ndërsa ju i shihni të hutuar duke mos ditur çfarë të bëni, por kur janë kolegët e punës, është një siklet shumë më i madh.
Qëndrimi më i gjatë në sallën e konferencave
Ka një arsye pse për çdo gjë ekziston një sistem prenotimi. Ju lutem respektoni kohën, edhe nëse pala tjetër nuk ka ardhur. Bëni gjënë e mirë dhe largohuni në orar. / Huffington Post