Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka thënë se falë angazhimit të tij dhe të punëtorëve, dogana ka shënuar rezultate të prekshme sa iu përket të hyrave dhe luftimit të kontrabandës.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Llugaliu ka bërë me dije se nga janari i këtij viti dogana ka grumbulluar mbi 600 milionë euro.
Sipas tij, dogana ka shënuar rritje të të hyrave mbi 27 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Po ashtu, Llugaliu ka bërë me dije se gjatë këtij viti është rritur për 22 për qind vlera e mallrave në kundërvajtje