Kur arrijmë të kuptojmë se aftësitë e njeriut janë të pakufishme, kuptojmë edhe se nëse i përdorim këto aftësi siç duhet, ne do të mund t’i realizojmë objektivat e jetës sonë e të përjetojmë ëndrrat tona, madje mund t’ia arrijmë që udhëtimi i jetës sonë të jetë i mbushur me lumturi dhe qetësi shpirtërore…
Tani më lejo të të pyes…
Nëse ne i kemi vërtetë këto aftësi, dhe nëse ne vërtetë mund t’i realizojmë objektivat që kemi në jetën tonë, që të jetojmë në paqe të brendshme dhe sukses të vazhdueshëm… nëse kjo është vërtetë e mundur… përse shumica e njerëzve nuk arrijnë t’i realizojnë objektivat e tyre në jetë?!
Pse shumica e njerëzve jetojnë në vorbullën e sfidave dhe të vështirësive?
Pse njerëzit e shesin veten e tyre me çmimin më të ulët?
Përgjigjja e këtyre pyetjeve përmblidhet në një fjalë të vetme, që është: Mungesa e vetëdijes.
Mungesa e vetëdijes te njeriu se ai është më i fortë dhe më i mirë sesa ai mendon.
Mungesa e vetëdijes tek ai për programimin e tij negativ të mëparshëm, me të cilin është programuar nga bota e jashtme.
Mungesa e vetëdijes së tij se ai nuk vlerësohet me sjelljet e tij, ngjyrën, pamjen, pozitën dhe as familjen… por se ai është krijesa më e mirë te Zoti i gjithësisë.
Thënë shkurt… mungesa e vetëdijes tek ai për vlerën e tij të vërtetë.
Më lejo të të tregoj një tregim të shkurtër, ngjarjet e të cilit i kam përjetuar personalisht, dhe të cilat më dhuruan përvojë të madhe rreth vetëdijes.
Një ditë isha i ftuar të ligjëroja për një grup biznesmenësh të rinj në Montreal. Kur hipa në makinën time, e ndeza atë dhe desha të filloja të ecja, makina nuk po lëvizte nga vendi. I dhashë më shumë gaz, por makina nuk po lëvizte përsëri, vetëm se u shtua zëri i motorit. Zbrita nga makina e thirra specialistin në telefon, i cili nuk vonoi dhe erdhi. Dhe ndodhi surpriza! Makina nuk po lëvizte ngaqë frerët e dorës ishin të aktivizuara. Shikon? Makina nuk lëvizi për shkak të frerëve. Gjithë ajo që duhet të bëja për ta vënë në lëvizje makinën, kishte qenë thjesht të ç’aktivizoja frerët e dorës.
Pikërisht, kjo është ajo që ndodh me shumë njerëz. Ata përdorin frerë që ndalojnë trurin e tyre nga të menduarit rreth mundësisë së zhvillimit dhe të përparimit… Bëhet fjalë për frerët e mendimit negativ dhe të besimit negativ rreth vetes së tyre dhe rreth të tjerëve, madje rreth gjithë dynjasë.
Një ditë isha i ftuar të ligjëroja për një grup biznesmenësh të rinj në Montreal. Kur hipa në makinën time, e ndeza atë dhe desha të filloja të ecja, makina nuk po lëvizte nga vendi. I dhashë më shumë gaz, por makina nuk po lëvizte përsëri, vetëm se u shtua zëri i motorit. Zbrita nga makina e thirra specialistin në telefon, i cili nuk vonoi dhe erdhi. Dhe ndodhi surpriza! Makina nuk po lëvizte ngaqë frerët e dorës ishin të aktivizuara. Shikon? Makina nuk lëvizi për shkak të frerëve. Gjithë ajo që duhet të bëja për ta vënë në lëvizje makinën, kishte qenë thjesht të ç’aktivi zoja frerët e dorës.
Pikërisht, kjo është ajo që ndodh me shumë njerëz. Ata përdorin frerë që ndalojnë trurin e tyre nga të menduarit rreth mundësisë së zhvillimit dhe të përparimit… Bëhet fjalë për frerët e mendimit negativ dhe të besimit negativ rreth vetes së tyre dhe rreth të tjerëve, madje rreth gjithë dynjasë.
Këta frerë i ndalojnë atë që të ecin përpara. Por, lajmi i mirë këtu është se unë, ti dhe çdo njëri në faqe të tokës, mundet t’i ç’aktivizojë frerët e mendjes së tij… mundet t’i përdorë aftësitë e tij dhe t’i realizojë objektivat e tij.
Para se të flasim për këtë, le të zbulojmë së bashku llojet e frerëve vetjakë, të cilët e pengojnë pjesën më të madhe të njerëzve për të përdorur aftësitë e tyre.