Vendet më të gjelbra në botë

Në një botë që po përqendrohet më shumë se kurrë në mbrojtjen e mjedisit, qeverive anembanë botës u është dashur të ndërmarrin sa më shumë nisma kur bëhet fjalë për luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Duke pasur këtë parasysh, Uswitch analizoi qytetet anembanë botës, mbështetur në disa faktorë për të përcaktuar qëndrueshmërinë e tyre në mbrojtjen e mjedisit:

  • Konsumimi i energjisë
  • Infrastruktura e transportit
  • Përballueshmëria
  • Ndotja, cilësia e ajrit dhe emetimet e CO2
  • Përqindja e hapësirës së gjelbër

Bazuar në faktorët e mësipërm, cilët janë qytetet më të qëndrueshëm në botë në drejtim të mbrojtjes së mjedisit?

  1. Kopenhagë, Danimarkë

Danimarka krenohet se është duke bërë trazicionin drejt një ekonomie të gjelbër, kështu që nuk është befasi ta përcaktosh kryeqytetin e saj si një nga pesë qytetet më të qëndrueshme në botë. Afërsia e qytetit me ujin dhe përqindja e madhe e hapësirave të gjelbra e bëjnë atë një nga vendet më të lumtura në botë, si dhe një nga vendet më të qëndrueshme në mbrojtjen e mjedisit.

 

  1. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

Dubai renditet gjithashtu si një nga pesë qytetet më të qëndrueshëm në botë për mbrojtjen e mjedisit. Madje ka edhe projektin e vet “Qyteti i Qëndrueshëm”, që i kushtohet realizimit të këtij objektivi dhe është krijuar për t’i dhënë përparësi një stili jetese të gjelbër.

 

  1. Brisbane, Australi

Strategjia e qëndrueshmërisë për mbrojtjen e mjedisit të Brisbane është e rrënjosur në mjedisin natyror që rrethon qytetin. Komuniteti i tij premton të jetë “i pastër, i gjelbër, i qëndrueshëm 2017 – 2031” i përqendruar tek ajri i pastër, biodiversiteti dhe emetimet e ulëta të karbonit.

 

  1. Madrid, Spanjë

Kryeqyteti spanjoll është shtëpia e 300,000 pemëve dhe e 64 kilometra katrorë sipërfaqe të gjelbër, duke e bërë atë një pikë referimi për qëndrueshmërinë në mbrojtjen e mjedisit.

Parqet e harlisura të Madridit janë një nga atraksionet e shumta turistike. Një prej tyre është Monte de El Pardo, një park natyror i mbrojtur që është afërsisht 50 herë më i madh se Central Park i Nju Jorkut.

 

  1. Canberra, Australi

Sipas raportit të Uswitch, Canberra në Australia është qyteti më i qëndrueshëm në botë. Kryeqyteti australian ka një shërbim të shkëlqyer  të transportit publik, duke siguruar 48 për qind të energjisë së tij në mënyra të qëndrueshme. Qyteti gjithashtu shënoi nivelin më të ulët në indeksin e ndotjes.

Canberra mbështetet shumë tek energjia diellore dhe ajo e erës, të cilat u mundësojnë 94 për qind të banorëve të saj të kenë akses në internet.

 

Ndërsa qytetet më pak të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit janë:

Jeddah, Arabia Saudite

Jeddah është qyteti më pak i qëndrueshëm në indeksin global. Prodhimi i naftës bruto, ka efekte të konsiderueshme në ndotjen e ajrit në qytet, dhe gazrat serë që prodhohen ndikojnë në ngrohjen globale.

 

New DelhiIndi

New Delhi është qyteti i dytë më pak i qëndrueshëm. Duke qenë se India ka numrin më të madh të banorëve pas Kinës dhe densitet të lartë ndërtimesh, hapësirat publike të gjelbra këtu konsiderohen si diçka e pamundur. / Euronews

Artikulli paraprakPublikohet “koleksioni” më i madh i fjalëkalimeve të vjedhura
Artikulli tjetërAuditori: Posta Kosovës 20 milionë euro humbje për 8 vjet