Përfitoi mbi 400 mijë euro nga mashtrimi online, ndër viktimat edhe kompani shqiptare

Një 41 vjeçar rumun me banim në Gjermani është arrestuar në këtë shtet, pasi akuzohet se përmes mashtrimit kompjuterik kishte arritur të përfitonte gati mbi 400 mijë euro. Viktimë e tij kishte rënë dhe një kompani shqiptare e cila kishte bërë denoncimin 4 vite më parë.

Përmes një identiteti të rremë, rumuni kishte krijuar një kompani fiktive me emërtimin “EHExport-Import“, me qëllim mashtrimin e shtetasve në hapësirën virtuale duke shitur pajisje të cilat në realitet nuk i posedonte.

“Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas ka përfituar një shumë të dokumentuar prej 426.577 euro, në 26 raste, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përfituar më shumë duke qenë se e ka filluar aktivitetin kriminal që në vitin 2013 dhe ekzistojnë një sërë rastesh të pa dokumentuara“, – shpjegon Policia e Shtetit në një komunikatë për mediat.

I lindur në Rumani dhe banues në Gjermani, 41-vjeçari me iniciale A.T., dyshohet se ka përdorur rreth 11 identitete të rreme, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përdorur më shumë emra të rremë, të cilat lidhen me rastet e tjera të pa dokumentuara.

Operacioni i koduar “Përfundimi” u bë në bashkëpunim me homologët gjermanë pas hetimeve 4-vjeçare pas denoncimit të bërë nga një komani shqiptare, e cila ishte mashtruar për blerjen e një pajisjeje përmes internetit.

Artikulli paraprakArabia Saudite ndërton fabrikën më të madhe të shkripëzimit të ujit me energji të rinovueshme
Artikulli tjetërATK tejkalon planin e të ardhurave me rreth 24 milionë euro