Rishikimi i Llogarive Kombëtare, 2008-2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat e rishikuara të Bruto Produktit Vendor (BPV)
sipas dy qasjeve (sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve), me çmime aktuale dhe çmime të vitit paraprak, për periudhën 2008-2019, bazuar në ESA 2010.

Duke pasur si qëllim kryesor i këtij publikimi është t’u paraqesë përdoruesve informacion të besueshëm, ASK-ja ka si objektiv kryesor përmirësimin e të dhënave të llogarive kombëtare.

Nevoja për rishikimin e të dhënave u krijua si rezultat i mos-konsistencës së të dhënave të llogarive kombëtare dhe burimeve të të dhënave të tjera, si dhe i përmirësimit të metodologjisë në përpilimin e llogarive kombëtare.

Në këtë drejtim, duke ndjekur praktikën ndërkombëtare, ASK-ja vendosi ta bëjë rishikimin e të dhënave në dispozicion të BPV-së, në mënyrë që t’i integrojë të gjitha përmirësimet e arritura. Viteve të fundit, ASK-ja zhvilloi një aktivitet intensiv për t’i përmirësuar burimet dhe metodat e përdorura për përpilimin e llogarive kombëtare, ku u arritën rezultate të konsiderueshme në përmirësimin e tyre./ASK

Artikulli paraprakSfida më e madhe – Justinian Topulli
Artikulli tjetërLlogaritë Qeveritare, 2015-2020