Bashkëthemeluesi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates iu përgjigj pyetjes se përse ai është pronari më i madh privat i tokave bujqësore në Amerikë.
Gjatë një seance Ask Me Anything (AMA) në Reddit këtë fundjavë për lançimin e librit të tij të ri “How to Avoid a Climate Disaster”, miliarderi iu përgjigj pyetjeve të ndryshme.
Sipas faqes AGFunder News, një ndjekës e pyeti: “Hej, Bill! Pse po blen kaq shumë tokë bujqësore? Për të cilën Gates u përgjigj se shkenca e farës dhe zhvillimi i biokarburanteve janë drejtuesit kryesorë të blerjeve.
“Grupi im i investitorëve e mori këtë vendim. Nuk të ka bëjë me motin”,- shkroi ai.
Në fillim të vitit, biznesmeni dhe gruaja e tij u emëruan nga The Land Report si pronarët kryesorë privatë të tokës bujqësore amerikane sipas zonës, me 242,000 hektarë në 19 shtete. Midis tyre, shtetet me shumicën e pronave të tokës janë Luiziana (69,071 hektarë), Arkansas (47,927 hektarë) dhe Arizona (25,750 hektarë).
Është hera e parë që Gates komenton publikisht për blerjet e tokave të bëra nga subjekte të shoqëruara me të dhe gruan e tij Melinda.