Bill Gates, me një vlerë neto prej 81 miliardë dollarësh, renditet në vendin e parë për vitin e 23-të. Ndërkohë, miku i tij Warren Buffett ra në vendin e tretë për herë të parë në 15 vite, me një vlerë neto prej 65.5 miliardë dollarësh. Falë rritjes së çmimeve të aksioneve të firmave të nxehta të teknologjisë, CEO-të në krye të këtyre kompanive duket se kanë akumuluar pasuri me një ritëm shumë më të shpejtë se të tjerët. CEO i Amazon, Jeff Bezos fitoi 20 miliardë dollarë duke e rritur pasurinë e tij në 67 miliardë dollarë, gjë që e bën atë personin e dytë më të pasur në SHBA.
CEO i Facebook, Mark Zuckerberg u ngrit në vendin e katërt, niveli i tij më i lartë ndonjëherë, me një vlerë neto prej 55.5 miliardë dollarësh. Sidoqoftë, themeluesi i Oracle, Larry Ellison zbriti në vendin e pestë për herë të parë që nga viti 2007. Pasuria e tij neto është 49.3 miliardë dollarë.
Në vendin e 6-të qëndron ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut, Michael Bloomberg, CEO i firmës Bloomberg L.P., i cili ka një vlerë neto prej 45 miliardë dollarësh.
Këta gjashtë miliarderë kanë një total prej 363.3 miliardë dollarësh, shumica e të cilave ende mbahen si aksione në kompanitë që ata themeluan. Sidoqoftë, një pjesë e pasurisë së tyre është e investuar në pasuri të patundshme. Z. Gates, zotëron një rezidencë në Uashington me vlerë rreth 170 milionë dollarë, disa ferma në gjithë SHBA-në dhe aksione në disa zinxhirë hoteli luksoz përmes firmës së tij private të investimeve, Cascade.
Më poshtë gjenden rezidencat që gjashtë personat më të pasur i quajnë shtëpi:
- Vlera Neto e Bill Gates: 81 miliardë dollarë | Shtëpia: Medina, Uashington
Gates, 60 vjeç, pjesën më të madhe të kohës e kalon në rezidencën e tij 66,000 metra katrorë në Medina, Uashington, e ashtëquajtur Xanadu 2.0 sipas pasurisë së personazhit në Citizen Kane. Rezidenca ka pamje nga liqeni Uashington. Z. Gates iu deshën shtatë vjet dhe 63.2 milion dollarë për të ndërtuar këtë shtëpi, e cila është e mbushur me shumë pajisje të teknologjisë së lartë. Ai e bleu tokën për 2 milion dollarë në 1988, por tani vlen rreth 170 milion dollarë, sipas të dhënave publike.
- Vlera Neto e Jeff Bezos: 67 miliardë dollarë | Shtëpia: Medina, Uashington
Bezos, 52 vjeç, në procesin e ndërtimit të perandorisë së tij të tregtisë elektronike, përvetësoi një sasi të madhe të pronave të patundshme gjatë viteve, duke i dhënë atij vendin e 26-të në listën e pronarëve më të mëdhenj të tokave të Amerikës vitin e kaluar në The Land Report. Për sa u përket rezidencave, ai ka një fermë 165,000 hektarë në Teksasin Perëndimor, një shtëpi buzë detit në shtetin e Uashington, tre apartamente të lidhura në Manhattan’s Century Tower dhe një pasuri 12,000 metra katrorë në Beverly Hills me Tom Cruise si një fqinj, sipas Forbes.
Shtëpia e tij në Medina, Uashington, pranë selisë qëndrore të Amazon, mbulon 5.35 hektarë dhe rreth 29,000 metër katrorë hapësirë për të jetuar. Përveç shtëpisë kryesore, ka edhe një vilë kujdestarie dhe një varkë prej 4500 metra katrorë në liqenin Uashington.
- Vlera Neto e Warren Buffett: 65.5 miliardë dollarë | Shtëpia: Omaha, Nebraska
Megjithëse investitori më mendjemprehtë në tokë zotëron investime të shumta në pasuri të paluajtshme, Z. Buffett, 86 vjeç, është i njohur për stilin e të jetuarit me përulësi.
Shtëpia e tij gjendet në Omaha, Nebraska, të cilën ai e bleu në 1958 për 31,500 dollarë. Z. Buffett ka jetuar atje që nga ajo kohë. Shtëpia, e ndërtuar fillimisht në vitin 1921, i’u nënshtrua disa zgjerimeve për ta bërë atë një shtëpi komode dhe të rehatshme 6,500 metra katrorë për njeriun që ka një vlerë neto prej mbi 65,5 miliardë dollarë.
- Vlera neto e Mark Zuckerberg: 55.5 miliardë dollarë | Shtëpia: Palo Alto, California
Sipërmarrësi i ri më i pasur ankoron pjesën më të madhe të pasurisë së tij në shkolla, shëndetësi dhe filantropi të tjera. Portofoli i tij i pasurive të patundshme përfshin shtëpinë e tij në Palo Alto dhe një sipërfaqe prej 9.9 milionë metër katrorë pranë Dolores Park në San Francisco.
Z. Zuckerberg, 32 vjeç, bleu shtëpinë e tij të parë në stilin Craftsman 5,000 metra katrorë në Palo Alto në 2011 për 7 milionë dollarë. Ai përvetësoi katër nga shtëpitë që rrethonin shtëpinë e tij në vitet në vijim për rreth 43.8 milionë dollarë për të ruajtur më mirë privatësinë e tij. Por, plani i tij për të shkatërruar dhe rindërtuar ato katër shtëpi është pezulluar.
- Vlera Neto e Larry Ellison: 49.3 miliardë dollarë | Shtëpia: Woodside, California
Kryetari ekzekutiv i Oracle, Larry Ellison, 72 vjeç, ka një portofol të gjerë të pasurive të patundshme. Ai ka blerë pjesë të mëdha të lagjeve të tëra në Malibu dhe rreth Liqenit Tahoe. Ai zotëron një rezidencë me vlerë prej 70 milion dollarësh Beechwood në Newport, Rhode Island një vilë me kopësht në Kioto, Japoni dhe 98% të tokës së Lanai, ishulli i gjashtë më i madh në Hawaii, të cilin ai e bleu në 2012 për 500 milion dollarë, sipas raporteve të botuara.
Pasuria e tij në Woodside, California, me një vlerë prej 110 milion dollarë, është modeluar sipas arkitekturës japoneze të shekullit të 16-të, e kompletuar me një liqen artificial prej 2.3 hektarësh.
- Vlera Neto e Michael Bloomberg: 45 miliardë dollarë | Shtëpia: Manhattan, New York
Ish Kryetari i Qytetit të New York-ut Michael Bloomberg, 74 vjeç, ka më shumë se një duzinë pronash në të gjithë botën. Ai e kalon shumicën e kohës në shtëpinë e tij në Upper Estate Side, por ai gjithashtu zotëron prona në Hamptons në New York, si dhe në Londër, Bermuda, Colorado dhe Florida.
Shtëpia e Z. Bloomberg, e vendosur në 17 East 79th St., përfshin pesë kate me një pamje të jashtme të gurit gëlqeror. Gjatë tre mandateve të tij si kryebashkiak, Z. Bloomberg jetoi në shtëpinë e tij në qytet në vend të Gracie Mansion. Sidoqoftë, ai me sa duket ka në plan ta kthejë në një mega-rezidencë. Që nga viti 1989, ai ka qenë duke blerë gradualisht pjesë toke në 19 East 79th St., lagjia pranë shtëpisë së tij aktuale. Nga gjashtë njësitë në ndërtesën e bardhë të stilit grek të vitit 1880, Bloomberg tani zotëron pesë prej tyre, sipas The New York Observer.