Njihuni me 3 këshillat që ju bëjnë “të dashuroni” punën tuaj

Pse ndonjëherë nuk doni të shkoni në punë? Mos ndoshta nuk e doni atë punë. Qëllimi sot është të gjejmë një punë që vërtetë e duam, por pak njerëz mund ta arrijnë këtë. Kalimi drejt punës që doni është një proçes me shumë hapa. Disa nga punët tuaja më të këqija kanë për qëllim të shërbejnë si përvoja mësimore. Edhe kjo është pjesë e proçesit. Ju ftoj të njiheni me 3 këshillat që do t’ju bëjnë “të dashuroheni”me punën tuaj:

• Filloni me një punë që ju pëlqen:

Kur e “urreni” shefin tuaj ose keni nevojë të fitoni më shumë para, nuk mund të dashuroheni me punën tuaj pasi primare për ju janë parat. Është një gjë e natyrshme që ndodh kur merrni një punë të re për të lehtësuar vështirësitë financiare ose mendore.

Lexo: Disa këshilla për t’u stresuar më pak
në punë gjatë sezonit të festave

Kjo nuk do të thotë që duhet të injoroni kulturën e punës ose të merrni një punë që nuk dëshironi të bëni. Kjo do të thotë që ju duhet të jeni fleksibël në disa parametra. Mos u mundoni të hidheni nga një punë që urreni, në një punë që doni sepse nuk do të mund të përmbushni përparësitë tuaja konkuruese. Koha më e mirë për të gjetur një punë që ju pëlqen është kur dëshironi të punoni. Gjetja e një pune që e doni do t’ju kërkojë kohë, por mos u dorëzoni.

• Ngushtoni aftësitë tuaja:

Edhe nëse keni ndërtuar tashmë në mendjen tuaj aftësitë që ju karakterizojnë, ekziston një shans që të jeni në rrugën e gabuar. Për shembull, nëse e cilësoni veten si “udhëheqës bashkëpunues”, “zgjidhës inovativ të problemeve” ose “mendimtar strategjik”, nuk do të lini përshtypje të mbresëlënëse tek njerëzit sepse pothuajse të gjithë profesionistët pretendojnë se i posedojnë këto.

Duke u ngushtuar në aftësi më të veçanta, ju e bëni të qartë për njerëzit se çfarë doni të bëni dhe kur duhet të arrijnë tek ju me mundësi të reja. Kjo do t’ju nxisë të tërhiqni një vend pune që e doni në vend të një pune tjetër për të cilën kualifikoheni. Pyeteni veten se kë dëshironi të ndihmoni dhe si dëshironi t’i ndihmoni ata dhe përdori këto përgjigjet për të përcaktuar më tej aftësitë tuaja.

• Refletoni rreth aftësive tuaja në punë:

Nëse keni ndjekur dy këshillat e para, ju do të hyni në diskutim me veten tuaj se çfarë pozicioni kërkoni realisht. Ju tashmë do të jeni të përgatitur për çdo gjë që vjen në karrierën tuaj dhe kompania do t’ju kërkojë juve pasi jeni të qartë në atë që doni. Përdorni këtë mundësi për të negociuar kushtet e punës tuaj gjatë gjithë proçesit të punës.

Ndërsa zhvendoseni më thellë në proçes, mos kini frikë të ndani ato pjesë të punës që ju interesojnë më shumë dhe kërkoni një titull më të lartë ose të punoni pjesërisht nga shtëpia. Mos harroni, çdo mundësi e re duhet të jetë superiore ndaj punës që keni tashmë përndryshe, nuk ia vlen të merret.

Lexo: Si të arrini sukses në punë, sipas drejtoreshës më të paguar në Apple

Të besosh në veten tënde dhe të jesh i durueshëm janë ndoshta aftësitë më të vështira por më të rëndësishmet në karrierë për të mësuar. Një nga arsyet kryesore që shumica e njerëzve nuk e arrijnë qëllimin për të gjetur punën që duan është paaftësia për të besuar se me përpjekje të vazhdueshme, një punë e shkëlqyer do të materializohet. Mos pranoni oferta që nuk ju vlerësojnë ju!

Burimi: Forbes

Artikulli paraprakAplikacionet për të blerë online renditen në vendin e dytë në popullaritet
Artikulli tjetërSi ta dini nëse do te ketë sukses ideja e juaj per hapjen e biznesit