Aplikacioni Parler është i preferuari i krahut djathtist të mbështetësve të Donald Trump. Parler thotë se u jep mundësinë përdoruesve të ‘flasin falas’ porse ka hasur në vështirësi nga dy kompanitë më të mëdha në botë, Amazon dhe Apple, lidhur me lejimin e përmbajtjes ekstreme në faqen e saj.
Brenda disa ditësh, fati i Parler ka lëvizur nga të qenit aplikacioni kryesor në Apple App Store deri në heqjen jashtë linje tërësisht për shkak të ndërlidhjeve të tij me rrethimin që ndodhi ditë më parë në në Kapitol Hill të SHBA, shkruan e përditshmja britanike, The Telegraph.
Kompania Amazon e ka përjashtuar rrjetin e krahut djathtist të mediave sociale të hënën nga shërbimi i saj në internet ndërkohë që aplikacioni në fjalë e ka paditur menjëherë për t’u rikthyer në internet, duke i thënë një gjykatësi federal se Amazon kishte shkelur kontratën e arritur.
Kjo u pasua kur aplikacioni Parler u vu në krye të App Store të Apple në fundjavën e kaluar, ku regjistroi 210,000 instalime në një ditë të vetme, sipas shifrave nga faqja analitike Sensor Tower. Një ditë më parë numri i instalimeve të këtij aplikacioni ishte 55,000 sosh.
Mesazhet e mbështetjes për sulmin e së mërkurës në Washington DC – së bashku me thirrjet për më shumë demonstrata – kishin qenë të shumta në këtë platformë, duke e shtyer Google ta heqë atë edhe nga dyqani i aplikacioneve diç më vonë po atë ditë, pasuar nga Apple ditën e nesërme.
John Matze, i cili lansoi aplikacionin Parler në gusht të vitit 2018 si një alternativë ndaj Twitter, tha se veprimet ishin “një sulm i koordinuar nga gjigandët e teknologjisë për të ngulfatur konkurrencën në treg”.
“Njerëzit po më kërcënojnë me jetë, unë nuk mund të shkoj në shtëpi sonte”, deklaroi ai në një intervistë dhënë Fox News.
Çka është Parler?
Parler ka funksionuar ngjashëm sikurse Twitter, me profile për t`u ndjekur dhe “parley (biseda)” në vend të cicërimave (tweets-ave). Kjo krenohej me lejimin e përdoruesve të “flasin lirshëm” dhe ishte kundër përdorimit të kontrolluesëve të fakteve.
Përdoruesit mund t`i “bënin jehonë (echo)” postimeve që dëshironin të ndanin me ndjekësit e tyre. Përndryshe përmes “upvoting (pajtimi apo mospajtimi)” e zuri vendin e “pëlqimevem (likes)” tradicionale.
Vitin e kaluar, drejtori ekzekutiv në Open Rights Group, Jim Killock, deklaroi se aplikacioni Parler ‘po e plotëson një zbraztësirë’ të krijuar nga kufizimet në faqet e tjera të mediave sociale.
Sidoqoftë, me politikat e fjalës së lirë, Parler ishte bërë një çerdhe për pikëpamjet ekstremiste dhe teoritë konspirative. Amazon përfshiu shembuj të postimeve që kërkonin vrasjen e demokratëve, gazetarëve, myslimanëve dhe udhëheqësve të Black Lives Mater si justifikim për për pezullimin e faqes.
Kompania vendosi disa rregulla. Ai këshilloi përdoruesit “të mos përdorin gjuhë ose pamje që sugjerojnë se njerëzit duhet të vdesin”. Gjithashtu këshilloi përdoruesit të mos përdorin gjuhë që sugjeron se njerëzit “duhet të sulmohen”.
“Mund të jetë e arsyeshme që këto platforma të bëjnë kufizime të tilla, por kjo tregon për rreziqet e përkrahjes së fjalës së ekstremit djathtist në hapësira shumë të rrjetëzuara, por plotësisht të mbyllura”, tha ai pasi Twitter filloi të etiketonte cicërimat e Trump vitin e kaluar.
“Nëse ndjekja e një mjedisi gjithnjë e më të sigurt në internet do të thotë që ekstremistët të grumbullohen në hapësira të veçanta, të pa censuruara, atëherë ne mund të krijojmë një mjedis shumë të rrezikshëm në internet”.
Sa popullor është Parler?
Në dhjetor, Parler njoftoi të ketë më shumë se 4 milionë përdorues aktiv. Ai kishte më pak se 1 milion në fillim të vitit 2020. Pavarësisht nga rritja e shpejtë, rrjeti social ende mbetej disi larg nga konkurrentët e tij kryesorë. Twitter krenohet me 187 milionë përdorues ditorë ndërkohë Facebook pretendon t`i ketë rreth 1.8 miliard përdorues.
Nuk besohet se Donald Trump kishte një llogari në Parler. Sidoqoftë, ekipi i tij i fushatës elektorale kishte qenë aktiv në këtë faqe për ca kohë para se të mbyllej, si dhe djali i tij Eric Trump dhe menaxheri i tij i fushatës Brad Parscale.
Sipas të të dhënave nga Similarweb, përdoruesit më të shumë në këtë aplikacion vinin nga SH.B.A., pasuar nga Kanadaja ndërsa Britania e Madhe ishte e treta për nga përdoruesit audiencës së saj të përgjithshme.
Parler gjithashtu mburrej me një numër përdoruesish të profilit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Katie Hopkins, e cila u ndalua nga Twitter për shkeljen e rregullave rreth “abuzimit dhe sjelljes së urryer”.
Përdorues të tjerë të famshëm të Parler përfshinin aktivistin e shëndrruar në aktor, Laurence Fox dhe politikanët konservatorë Ben Bradley dhe Angela Richardson të Guilford.
Cilat kanë qenë reagimet e Parler ndaj pezullimit?
Rritja e fundit e Parler u mbingarkua pas dhunës së javës së kaluar në Washington DC ndërkohë që përdoruesit e rinj, të zemëruar lidhur me ndalesën që iu Trump në Twitter, filluan ta instalojnë aplikacionin Parler dhe të hapin llogari aty.
Në një post tani të fshirë, një llogari që pretendonte se i përkiste Lin Wood, një avokat pro-Trump, bëri thirrje që Zëvendës Presidenti Mike Pence të vihej përpara një skuadre pushkatimi – kërcënime këto të cilat, sipas mediave amerikane, kanë pasuar në një hetim të shërbimit sekret.
Mbështetësit e Presidentit Trump shprehën zemërim lidhur me lajmet e faqes në internet e cila u mbyll.
Përpara mbylljes, djali i Presidentit, Donald Trump Jr, u ankua se “teknologjia e madhe ka eleminuar plotësisht nocionin e fjalës së lirë në Amerikë”.
Komentatori i shquar pro-Trump dhe teoricieni konspirativ, Mark Dice, përmes Twitter i akuzoi “Marksistët” për pezullimin e Parler, duke i nxitur ndjekësit të regjistroheshin në aplikacionin aplikacionet Telegram dhe Gab, një faqe tjetër kjo e njohur për të djathtën ekstreme.
Me gjigantët e teknologjisë që e bëjnë të qartë kundërshtimin e tyre, faqet konservatore si Parler ka të ngjarë se do të duhet të gjejnë mënyra për t`u përshtatur ose për t’u përballur me përjashtime sikurse ndodhi me aplikacionin Parler. /kallxo/