Rënie e BPV-së edhe në TM3 2020

Bruto Produkti Vendor (BPV) me Qasjen e Shpenzimeve dhe të Prodhimit, TM3 2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin e tretë të vitit 2020

sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.

BPV-ja në TM3 2020 shënon rënie reale për (-7.25%), krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2019). Aktivitetet ekonomike, që shënuan rënie në këtë tremujor ishin: ndërtimi (-16.77%); tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore (-16.89%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (-3.67%).

Ndërkaq, aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë (6.7%); informacioni dhe komunikacioni (3.65%); aktivitetet e pasurive të paluajtshme (2.81%); artet, argëtimi dhe çlodhja, dhe aktivitete të tjera shërbimi (3.67%); administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia (3.59%); aktivitetet profesionale dhe administrative (3.3%); dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi (0.58%).

Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve, që kishin rënie janë: formimi i bruto kapitalit (-10.18%); eksporti i shërbimeve (-59.62%); dhe  importi i mallrave dhe shërbimeve (-13.51%).

Ndërkohë, rritje në këtë tremujor kishte: eksporti i mallrave (3.55%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH (16.92%);  dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (5.99%).

Ndërkaq, shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake kishin rritje nominale për 2.53% në TM3 2020,  krahasuar me TM2 të vitit 2020.

Shënim: BPV tremujore sipas aktiviteteve ekonomike është paraqitur në nivelin A*10 të agregimit sipas klasifikimit NACE Rev.2

Artikulli paraprakEfekti: kështu ndikoi “koronavirusi i ri” në çmimet e naftës
Artikulli tjetërHakerimi përmes kompanisë SolarWinds, ka ndikuar tek agjencitë qeveritare dhe lokale