Efekti: kështu ndikoi “koronavirusi i ri” në çmimet e naftës

Çmimet e një fuçie nafte ranë në 50 dollarë në tregjet ndërkombëtare të martën ndërsa shfaqja e një lloji të ri të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar ringjalli shqetësimet e kërkesës, duke zbutur optimizmin mbi vaksinën COVID-19.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie ra 43 cent krahasuar me mbylljen e mëparshme, në 50,48 dollarë. Në tregun amerikan, një fuçi tregtohej me 48 cent më poshtë, me 47,49 dollarë.

Zbulimi i një lloji të ri të koronavirusit ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë, megjithëse ministri britanik tha se po punojnë me Francën për të rihapur një nga rrugët më të rëndësishme tregtare të Evropës.

Zbulimi shtyu në plan të dytë optimizmin e nxitur nga fillimi i vaksinimit kundër infeksionit COVID-19, i cili konsiderohet thelbësor për normalizimin e jetës, dhe kështu për rimëkëmbjen e kërkesës për naftë.

“Në luftën midis shqetësimeve për një periudhë afatshkurtër dhe optimizmit për të ardhmen, e para tani ka mbizotëruar përsëri,” tha Tamas Varga i PVM.

Rritja e fundit e çmimeve arriti kulmin në Londër të premten kur një fuçi u tregtua me 52.48 dollarë, vlera më e lartë që nga marsi.

Disa analistë parashikojnë që çmimet do të vazhdojnë të bien. “Ambienti ende nuk është i rrezikshëm. Duke pasur parasysh shkallën e rritjes dy-mujore të naftës, një korrigjim më i thellë nuk mund të përjashtohet,” tha Jeffrey Halley i OANDA.

Pas disa muajsh vonesash, çmimet morën gjithashtu mbështetje nga Kongresi Amerikan, ku u ra dakord për një paketë ndihme në krizën e koronës ‘me vlerë’ 892 miliardë dollarë.

Tregtarët gjithashtu po monitorojnë nga afër prodhimin. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj pritet të rrisin prodhimin me 500,000 fuçi në ditë në janar. Ende nuk ka ndonjë indikacion që rënia e çmimeve i ka tronditur ata në këtë qëllim. Zv.kryeministri rus Aleksandër Novak tha të hënën se rritja e prodhimit nuk duhet të rezultojë në furnizim të tepërt. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakPersoni më i paguar në YouTube për 2020 është vetëm 9 vjeç
Artikulli tjetërRënie e BPV-së edhe në TM3 2020