Rritje e lehtë e indeksit të kostos së ndërtimit në TM3 2020

Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM3 2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) shënoi rritje për 0.5% në TM3 2020, krahasuar me TM2 2020. Rritje më të madhe kishte: energjia 2.6%, transporti 2.5%, materialet 0.7%, kurse makineritë e tjera 0.3%.

Rritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen  e çmimeve te pagat (- 0.8%) dhe kostot e tjera (-0.7%) .

Ndërkaq, krahasuar TM3 2020 me te njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2019) Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-0.4%). Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë:  pagat (-3.8%); energjia (-0.5%); dhe kostot e tjera (-0.3%).

Ndërsa, ngritje pati te: makineritë (1.5%), transporti (0.9%), dhe materialet (0.2%).

Artikulli paraprakA MUND TË RIMËKËMBET EKONOMIA BOTËRORE GJATË 2021-S
Artikulli tjetërGratë dhe Burrat në Kosovë, 2018/2019