Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Bilancin i Energjisë” për TM3 2020
Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2020 (TM3 2020) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1 896.8 milion ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1 537.6 GWh, dhe në hidrocentrale është rreth 43.2 GWh.
Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë TM3 2020, Kosova ka importuar 387.6 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 711.3 GWh energji elektrike.
Sasia e energjisë elektrike për konsum, në këtë tremujor, ishte 914.5 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2019), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ulur për 11.6%.