PARASHIKIME TË NDRYSHME PËR ULJEN E PRODUKTIT TË BRENDSHËM BRUTO

Në raportin e fundit “Perspektiva ekonomike botërore” të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për Bullgarinë fondi pret uljen e produktit të brendshëm bruto nga 4 për qind për vitin 2020, dhe rritje ekonomike nga 4.1 për qind për 2021.

 

Në parashikimin makroekonomik të Bankës Popullore Bullgare regjistrohet ulja më e mundshme e produktit të brendshëm bruto nga minus 5.5 për qind.

Lidhur me këtë profesori Bojan Durankev theksoi se në mesin e tetorit nuk është e qartë se çfarë kufizime do të imponojë pandemia. Për këtë arsye sipas tij këto parashikime janë më tepër të astrologëve se sa të ekonomistëve. Profesori theksoi se ulja vjetore e konsumit në vend është 3 për qind dhe pritet një dimër i rëndë me kufizime në shpenzimet shtetërore.

Artikulli paraprakNJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT NGA MINISTRIA E FINANCAVE
Artikulli tjetërTë punosh gjermanisht, por të jetosh në Kosovë