Gjermania, ende flamë për rajonin: shtrin vendimin për krahun e punës nga Ballkani Perëndimor

Qeveria gjermane ka miratuar një vendim për zgjatjen e rregullave për emigrimin e krahut te punës së pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2023.

Kjo u mundëson qytetarëve të Serbisë, Bosnjës, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi qw të udhëtojnë në Gjermani, pavarësisht nga kualifikimet e tyre zyrtare për punësim, sicc u botua në faqen e internetit të Ministrisë gjermane të Punës dhe qështjeve Sociale.

Risi është futja e një kuote prej 25,000 punëtorësh në vit nga Ballkani.

“Zgjatja e rregullave për Ballkanin Perëndimor për tre vjet është e mirë për ekonominë gjermane. Disa industri të tilla si ndërtimi janë akoma duke u zgjeruar dhe kanë nevojë për punëtorë. Mungesa e stafit profesional në këto industri nuk duhet të ngadalësojë rritjen”, tha ministri i Punës Hubertus Heil. .

Ai shtoi se ardhja e një krahu pune të aftë është e mundur nëse nuk ka mjaft punë të tillë në Gjermani ose në Bashkimin Evropian.

Rregulli i vjetër është në fuqi deri në fund të vitit 2020 dhe që nga hyrja e tij në fuqi në 2016, ai ka provuar të jetë një metodë shumë e përdorur për migracionin ligjor të punës.

“Rezultatet e vlerësimit të Institutit për Kërkime të Tregut të Punës janë gjithashtu pozitive. Doli se 58 përqind e punëtorëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë në nivelin e punës së aftë ose më të lartë”, thuhet në faqen e internetit të ministrisë.

Vendimi për rregullin e ri duhet të miratohet nga Dhoma e Sipërme e Parlamentit gjerman, ku është në rendin e ditës në 9 tetor.

Pas miratimit të tij në Bundestagh, vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakDhjetë fakte të mahnitshme për ekonominë globale që na ndihmojnë të kuptojmë misteret e saj
Artikulli tjetërZbulimi i madh i gazit në Detin e Zi: a do kthehet Turqia nga blerës në konkurrent i Rusisë?