BB NDALON RAPORTIN VJETOR TË BIZNESIT

Banka Botërore (BB) ka ndaluar publikimin e raportit të saj “Doing Business” pasi gjeti “një numër parregullsish” në dy raporte të publikuara në tetor 2017 dhe 2019.

“Ndryshimet në të dhëna ishin në kundërshtim me metodologjinë e ‘Doing Business'”, theksuan në një deklaratë të enjten.

“Jemi duke bërë një rishikim dhe vlerësim sistematik të ndryshimeve të të dhënave që ndodhin pas procesit të rishikimit të të dhënave institucionale për pesë raportet e fundit të ‘Doing Business'”, thuhet më tej.

Grupi tha se kërkoi nga auditorët e saj të pavarur të brendshëm të kryejnë një kontroll për mbledhjen e të dhënave dhe të rishikojnë raportin për të mbrojtur integritetin e të dhënave.

“Ne do të veprojmë bazuar në gjetjet dhe do të korrigjojmë në mënyrë retrospektive të dhënat e vendeve që janë prekur më shumë nga parregullsitë”, shtoi ai.

BB ka informuar Bordin e drejtorëve ekzekutivë dhe autoritetet e vendeve që u prekën më shumë nga parregullsitë e të dhënave.

Sipas raportit të vitit 2020, ekonomitë me përmirësimin më të dukshëm ishin Arabia Saudite, Jordania, Togo, Bahreini, Taxhikistani, Pakistani, Kuvajti, Kina, India dhe Nigeria.

Raporti i “Doing Business” është një studim vjetor që publikohet nga BB që nga viti 2003 i cili synon të matë rregulloret që rrisin veprimtarinë e biznesit në 190 vende.

Artikulli paraprakZVICRA ME EKONOMINË MË TË QËNDRUESHME NË BOTË
Artikulli tjetërGjermania vazhdon të mbetet e para me dërgesat e remitencave në Kosovë