HalalTrip – Turizmi Hallall: Hotele dhe udhëtime për muslimanët

Një faqe në internet për udhëtarët muslimanë, e cila përfshin një bazë të dhënash të restoranteve hallall dhe udhëzon udhëtarët në përpjekje për të përfituar në rritjen e numrit të turistëve islamë.

Specialistët e firmës me bazë në Singapor e kane quajtur faqen HalalTrip.com. Aty ofrohen një gamë e gjerë shërbimesh dhe produktesh me karakteristika për turistët që dëshirojnë të udhëtojnë në përputhje me rregullat e Islamit. Shpenzimet nga udhëtarët myslimanë janë vlerësuar të arrijnë 200.000.000.000 dollarë në vitin 2020.

HalalTrip.com ka përfshirë rreth 400.000 hotele, si dhe të linja ajrore e paketave udhëtimesh, nga 1000 hotele që kishte në fillim. Turistët tani mund të kërkojnë fluturime dhe hotele në këtë faqe interneti, në gjuhën angleze, si rezultat i partneriteteve me Booking.com dhe motorin e kërkimit Wego.com. Ajo gjithashtu ofron dhe informacione lidhur me restorante hallall, xhami dhe pajisje të dobishme turistike muslimane. Me kalimin e kohës, faqja do të ofrojë shërbime dhe në gjuhë të tjerë, sidomos në arabisht. Këtë vit , ajo nisi një shërbim të ri, që lejon udhëtarët myslimanë për të përcaktuar oraret e lutjes së tyre, drejtimin në të cilin ata duhet të falen edhe kur ata janë në mes të fluturimit dhe nëpër zona të ndryshme kohore.

 

Artikulli paraprakFenomeni i vjedhjes me centë shqetësues
Artikulli tjetërSpiunazhi industrial