Turqia dhe India të vetmet me rritje ekonomike në G20

Në mesin e ekonomive të grupit G20, Turqia regjistroi rritjen më të lartë në baza vjetore me 4,4 për qind, thuhet në raportin e OECD-së

 

Turqia dhe India janë dy ekonomitë e vetme brenda grupit G20 që shënuan rritje pozitive në tremujorin e parë të vitit 2020 në krahasim me tremujorin e mëparshëm, me 0,6 për qind dhe 0,7 për qind respektivisht, njoftoi sot Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e ekonomive të grupit G20, Turqia regjistroi rritjen më të lartë vjetore me 4,4 për qind, ndërsa Kina regjistroi rënien më të madhe vjetore me 6,8 për qind, thuhet në kumtesën e OECD-së.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real në zonën G20 ra për 3,4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020, që është rënia më e madhe që nga viti 1998, thuhet në deklaratë, ku shtohet se ato vende që zbatuan masa më të hershme të bllokimeve regjistruan rënie më të mëdha të PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2020.

Në tremujorin e parë të vitit, Kina regjistroi rënie prej 9,8 për qind, e ndjekur nga Franca dhe Italia me 5,3 për qind.

Gjatë kësaj periudhe, PBB gjithashtu shënoi rënie të konsiderueshme edhe në Gjermani (2,2 për qind), Kanada (2,1 për qind), dhe Mbretëri të Bashkuar (2 për qind).

Rënie regjistruan edhe vende si Brazili, SHBA dhe Koreja e Jugut, ndërsa rënie më të lehta u regjistruan në Indonezi (0,7 për qind), Japoni (0,6 për qind) dhe Australi (0,3 për qind).

Artikulli paraprakA munden kontributpaguesit të marrin paratë e Trustit Pensional?
Artikulli tjetërSi u bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendi më i pasur në botë?