Ford Motor dhe Volkswageni të mërkurën kanë thënë se do të bëjnë 8 milionë njësi të automjeteve tregtare, raporton Reuters.
Bëhet fjalë për llojet e automjeteve ‘pick-up’ dhe furgonë, dhe ky konfirmim vjen pas një marrëveshje të arritur në vitin e kaluar, transmeton KOHA.
Gjigantët e automjeteve do të bashkëpunojnë në krijimin e modelit të furgonit për qytet që krijohet nga Volkswageni, një furgon mallrash deri në një ton të zhvilluar nga Fordi, si dhe një “pick-up” mesatar të ndërtuar në platformën e Ford Ranger, nga viti 2022.
Këto kompani gjithashtu do të bashkëpunojnë në krijimin e veturave elektrike.