SADAKAJA ËSHTË MJET PËR TA ARRITUR DASHURINË, MËSHIRËN DHE KËNAQËSINË E ALLAHUT

Në sadaka ka bamirësi dhe mëshirë, prandaj është edhe një prej mjeteve që nëpërmjet saj arrihet dashuria e Allahut, mëshira dhe kënaqësia e Tij, dhe Allahu i do bamirësit dhe i mëshiron ata që mëshirojnë.

Argumentet prej Kurani dhe Suneti që aludojnë se nëpërmjet sadakasë përfitohet dashuria e Allahut janë të shumta e ndër to:

Allahu thotë:

“Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.” (El-Bekare: 195)

Dijetari Abdurrahman Es-Sadij, Allahu e mëshiroftë, në komentin e ajetit thotë:

“Kjo i përfshin të gjitha llojet e bamirësisë me pasuri.

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Tek Allahu më i dashur prej robërve të Tij është ai më i dobishmi për familjen e vet. ”

Me një hadith tjetër i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Më i dashur prej njerëzve tek Allahu është ai më dobiprurësi për njerëzit. ”

Ebu Dher, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Tre veta i do Allahu dhe tre të tjerë i urren Allahu. Prej atyre që i do Allahu është ai njeri që shkon te një popull dhe prej tyre kërkon t’i ndihmojnë për hir të Allahut, jo për shkak të afërsisë familjare mes tyre, dhe ata nuk i ndihmojnë, e njëri prej tyre largohet anash dhe i jep fshehurazi dhe për sadakanë e tij nuk është në dijeni askush përveç Allahut dhe atij që ia dha sadakanë.”

Po ashtu kanë ardhur hadithe që qartësojnë se Allahu nga robërit e Vet nuk i mëshiron, përveçse ata që i mëshirojnë krijesat e Tij, e kjo është edhe cilësi e sadakadhënësit. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, kathënë:

Të mëshirshmit i mëshiron i Gjithëmëshirshmi, mëshi- roni ata që janë në tokë që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell. ”

Po ashtu fjala e tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të:

-Kush nuk i mëshiron njerëzit, atë nuk e mëshiron Allahu. ”

Prej argumenteve që aludojnë se sadakaja e fik zemërimin dhe hidhërimin e Allahut dhe e përfiton kënaqësinë e Tij është fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili ka thënë:

“Sadakaja që jepet fshehurazi e fik zemërimin e Allahut.”

Dhe hadithi i Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku përshkruhet rrëfimi për të sëmurin nga leproza, tullacin dhe të verbrin, dhe në të ceket fjala e melekut që ia thotë të verbrit pasi e dha pasurinë e tij për Allahun, kurse shokët e tij nuk e dhanë nga koprracia:

“Mbaje pasurinë tënde, ju u sprovuat dhe Allahu me ty është i kënaqur, kurse u zemërua me shokët e tu. ”

Andaj, o ti që lakmon pas dashurisë së Allahut dhe kënaqësisë së Tij dhe ti që shpreson mëshirën dhe bamirësinë e Tij, kapu për sadakanë, sepse ajo është më i miri mjet për ta realizuar synimin tënd dhe për të arritur deri tek ajo që e do.

Artikulli paraprakSADAKAJA I MBULON TË METAT
Artikulli tjetërSADAKAJA E NDIHMON NJERIUN TË DEL FITIMTAR KARSHI SHEJTANIT