Sadakaja e ruan pasurinë nga dëmtimi, shkatërrimi dhe humbja. Ajo është shkak për zbritjen e bereqetit mbi pasuri dhe njashtu është shkak që Allahu sadakadhënësit t’ia zëvendësojë sadakanë e tij me më shumë, me më të mirë dhe me atë më të dobishmen për të.
Në këtë aludojnë argumentet e sakta dhe përvoja e dëshmuar nga njerëzit, e prej argumenteve që aludojnë se sadakaja e shton fumizimin janë fjalët e Allahut, që burimet e thesareve të Tij nuk thahen dhe retë e fumizimeve të Tij nuk ndalen së premtuari se ai që e jep sadakanë në rrugë të Tij, Ai do t’ia zëvendësojë atë:
“Ai ua zëvendëson atë që e ndani juf Ai është Dhuruesi më i mirë. ” (Sebe’e: 39)
Ibën Ashuri, Allahu e mëshiroftë, në komentin e ajetit thotë:
“Fjala e Allahut: “Ai është Dhuruesi më i mirë”, është inkurajim dhe premtim për rritje, se atë që ia zëvendëson sadakadhënësit është shumë më e mirë se ajo që ai e jep.
Dijetari Es-Sadij, Allahu e mëshiroftë, thotë.
“Ate që e shpenzoni nga pasuria, qofte ajo detyruese apo e pelqyer, per te afermin, komshiun, te mjerin, jetimin apo per dike tjeter, Allahu e zevendeson, prandaj mos dyshoni se dhenia e sadakase e pakeson pasurine, por perkundrazi, Allahu premtoi se atij qe jep ate do t’ia zevendesoje dhe me te vertet Allahu i jep me bollek e ia kufizon (riskun) kujt te deshiroje.
Përcillet një thënie e bukur nga disa që thanë:
“Nxjerre atë që e ke në xhep, do të vijë ajo që është në fshehtësi.”
Argument tjetër që aludon se sadakaja është derë e madhe për risk dhe është shkak për shtim dhe mosndërprerje të fumizimit dhe se robit nuk i shton përveçse bollëk, është fjala e Allahut:
“Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia. ” (Ibrahim: 7)
Për sadakanë dihet se është prej formave më madhështore të falënderimit. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, në një hadith kudsij (të shenjtë) përcjell prej Allahut se ka thënë:
“O biri i Ademit, shpenzo dhe Unë do të shpenzoj për ty. ”
Në një hadith tjetër përcillet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:
“Çdoherë që njeriu e hap derën e dhënies me sadaka apo me vizitë të fareflsit, Allahu nëpërmjet tyre ia shton (fumizimin) me bollëk. ”
Në një hadith tjetër përcillet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë:
“Nuk ka ditë që në të gdhihet robi i Allahut e vetëm se dy melekë të mos i zbresin atij dhe njëri prej tyre (melekëve) të thotë: “O Zot, zëvendësoja pasurinë atij që e jep (lëmoshën)” kurse tjetri të thotë: “O Zot, shkatërroja pasurinë atij që nuk e jep (lëmoshën). ”
Njashtu si argument që aludon se sadakaja e shton fiimizimin është edhe hadithi i të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili thotë:
“Një herë, kur një njeri po rrinte në një tokë të shkretë dëgjoi një zë te retë që thoshte: “Lësho ujë në kopshtin e filanit. ” Reja filloi të lëvizte dhe shkoi e derdhi ujin e saj në një tokë me gurë të zinj. Një vijë e mblodhi të gjithë ujin që ra. Njeriu shkoi pas vijës së ujit dhe gjeti një njeri që qëndronte në kopshtin e tij, i cili shpëmdante ujin me shati. Njeriu i tha: “O rob i Allahut, si të quajnë?” Ai tha: “Unë jam filani ” – ishte pikërisht emri që kishte dëgjuar te retë. Ai tha: “O rob i Allahut, pse mëpyet për emrin tim? ” Ai i tha: “Unë dëgjova një zë në renë që të solli këtë ujë, i cili thoshte: “Lësho ujë në kopshtin e filanit” – pra, përmendi emrin tënd. Prandaj, desha ta di se si vepron me kopshtin tënd?” Ai i tha: “Meqenëse i the këto fialë, po të tregoj. Unë marr prodhimin e këtij kopshti dhe një të tretën e tij e jap sadaka, një të tretën e përdor për të ushqyer familjen dhe një të tretën e kthej përsëri në kopsht. ” Dhe me një transmetim tjetër thuhet: “Një të tretën uajapnevojtareve, lypsarëve dhe atyre që kanë mbetur në rruge.”
Ne anen tjetër erdhën argumente te shumta, qe ne fakt janë kundër argumente për disa njerëz me besim të dobët dhe me mendje të hutuara, që menduan se sadakaja pakëson nga pasuria, se atë e humb dhe se sjell varfëri, e ato argumente atyre ua bënë me dije se sadakaja nuk e pakëson pasurinë, po koprracia është ajo që privon nga zbritja e bereqetit, riskun e ngushton dhe pasurinë e shkatërron dhe nuk e shton.
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:
“Dhënia e sadakasë nuk e pakëson pasurinë. ”
Në një hadith tjetër përcillet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:
“Për tri gjëra betohem dhe ju flas për to, andaj mbajini mend ato. Pasuria e njeriut asnjëherë nuk pakësohet nga sadakaja. ”
Esma, e bija e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, i tha të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të:
“O i Dërguar i Allahut, unë posedoj nga pasuria vetëm atë që ma sjell burri im, Zubejri!” Kurse i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ia kthehu: “Shpenzo dhe mos e numëro pasurinë duke e shtrënguar qesen, që Allahu mos të të privojë nga mirësitë e Tij dhe mos e tubo atë në enë duke u bërë koprrac që Allahu të të mos japë nga mirësia e Tij. ”
Edhe provat e vërtetojnë se sadakaja e shton riskun dhe se “Allahu robin e ndihmon aq sa robi jep” dhe se risku njeriut i vjen sipas asaj që ai e jep dhe shpenzon, e ai që shton edhe atij i shtohet, e ai që e pakëson edhe atij i pakësohet, e ai që e shtrëngon edhe atij i shtrëngohet.
Një numër i madh njerëzish rrëfejnë se kjo është provuar dhe rezultati ka qenë pozitiv. Ndër to është edhe rrëfimi i Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila rrëfen për një të mjerë që kërkoi prej saj t’i japë diçka, ajo ishte me agjërim dhe në shtëpinë e saj nuk kishte përveçse një kulaç, dhe shërbëtores së saj i tha:
“Jepja atë kulaç!” Ajo ia kthehu: “Nëse ia jep kulaçin nuk të mbetet gjë për iftar!”Aishja prapë i tha: “Jepja kulaçin!” Shërbëtorja ia dha kulaçin dhe rrëfeu se kur zbriti nata, një njeri apo një prej familjarëve erdhi dhe ua dhuroi një dele që e kishte mbuluar me kulaçe dhe copa buke, e Aishja e thirri dhe i tha: “Ha prej kësaj, se kjo është më e mirë se kulaçi yt.”
Kjo çështje është e ndërlidhur me imanin, me bindjen dhe ashtu është siç e përshkroi Hasan El-Basrij, Allahu e mëshiroftë, i cili tha:
“Kush bindet se Allahu ia zëvendëson sadakanë, ai do ta shtojë bujarinë edhe në dhënien e tij.”