A duhet të aplikoni për punë në këtë kohë pandemie?

A duhet të aplikoni për punë në kohë pandemie?
Çfarë do të thotë pandemia koronavirus për ata që kërkojnë punë?

Ndërkohë që kompanitë po kalojnë drejt punës në distancë (online) për të luftuar pandeminë koronavirus dhe një numër në rritje punëtorësh po pushohen ose po marrin leje, ju mund të pyesni veten nëse duhet të vazhdoni të dërgoni CV apo thjesht të supozoni se askush nuk do t’ju punësojë për të ardhmen e afërt.

Është e vërtetë që ekonomistët po parashikojnë një reçesion, por ekspertët e karrierës thonë se është më mirë që ju të vazhdoni të aplikoni dhe të mbani kontaktet, me kusht që të ndryshoni qasjen tuaj ndaj punës dhe të jeni më të përgatitur për këto kohë të paqarta.

Bizneset mund të mos punësojnë sot, sepse ata po përpiqen të kuptojnë se si mund të funksionojë biznesi i tyre online, por ata do të punësojnë në një moment të afërt. Ndaj, njerëzit që do të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie dhe të ndajnë idetë e tyre gjatë kësaj kohe do të jenë në një pozitë më të mirë kur kompanitë dhe bizneset të fillojnë të punësojnë.

Shumica e departamenteve dhe menaxherëve të burimeve njerëzore po përshpejtojnë proceset e përshtatjes, logjistikën dhe rutinat e përditshme për një fuqi punëtore që do të punojë në distancë (online nga shtëpia), kështu që do të jetë pak e vështirë të gjenden njerëzit e duhur që në javët e para të tranzicionit, duke marrë parasysh edhe shqetësimet e shumta të njerëzve – ata mund të kenë prindër të moshuar, të afërm në vende të tjera, fëmijë të vegjël për t’u kujdesur, madje edhe çështjet e veta shëndetësore.

Kështu që, duhet të jeni të përgatitur dhe të ndërgjegjësuar që mundësitë e punëve do të jenë në pauzë ose nuk do të shfaqen edhe nëse ato kanë qenë të hapura për një kohë. Kjo nuk do të thotë se ato nuk do të hapen përsëri brenda disa muajsh. Bizneset do të duhet të vendosin në pritje për disa javë pozicionet e lira të punës sepse atyre u nevojitet siguri për nivelin e të ardhurave dhe konsumatorëve dhe atëherë kur të jenë gati do të nisin sërish aktivitetin.

E megjithatë, ju përsëri duhet të jeni duke kërkuar në mënyrë aktive për një vend pune. Ne do t’ju japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë se si ta zhvilloni procesin e kërkimit të punës gjatë pandemisë dhe ngadalësimit shoqërues ekonomik.

Këshilla e parë e ekspertëve të karrierës: – Konsideroni sa urgjent është kërkimi juaj i punës!

Nëse keni mundësi të lini kërkimin tuaj të punës në pritje, ju mund ta bëni, sepse mund të jetë shumë sfiduese të hyni në “radarin” e rekrutuesve në këto kohë.
Nëse jeni i punësuar aktualisht, mendoni se si ta bëni punën tuaj sa më të pëlqyeshme dhe vlefshme.
Nëse nuk jeni i punësuar, mos e mendoni për punën tuaj të ardhshme si punën perfekte që mund të keni. Mund të jetë afatshkurtër.
Ndërsa shumë industri janë dhe do të vazhdojnë të goditen fort nga pandemia e COVID-19, të tjera po punësojnë akoma. Nëse jeni i papunë dhe jeni nevojtar konsideroni të kërkoni tek ato industri ose kudo tjetër mund të gjeni një mundësi që ka kuptim për ju .

Disa mundësi punësimi ju mund t’i gjeni duke klikuar në: duapune.com

Artikulli paraprakRipërtërije jetën tënde: ylli i nëntë që duhet kuptuar nga nëntë yjet e suksesit
Artikulli tjetërFMN: Ekonomia botërore më 2020 do të vuajë vitin më të keq nga Depresioni i Madh