Si të njohim psikopatinë në shoqërinë tonë?

Njeriu është një qenie e gjallë e familjes homo sapiens, që në gjuhën latine do të thotë: i aftë për të kuptuar, i ditur, i zgjuar, i sjellshëm. Megjithëse nga ana biologjike edhe njeriu është kafshë, ai nuk hyn në klasën e kafshëve sepse sipas shkencëtarëve ai ka aftësi të mendojë. Njeriu gjithashtu është edhe e vetmja qenie që ka aftësi të analizojë sjelljen e tij dhe të kuptojë pasojat. Për shkak të formave të aktivitetit të trurit, kushteve të jetës dhe ndikimeve sociale, jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat aftësi.

Në kulturën tonë materialiste njihen dhe trajtohen sëmundjet e trupit, por shumë pak njihen dhe trajtohen sëmundjet e pjesës shpirtërore të tij. Një nga këto sëmundje është psikopatia, e cila prek rreth 6 për qind të shoqërisë.

Psycho, greqisht quhet shpirt dhe pathia = semundje, pra, psychopathia është sëmundje e shpirtit. Këtu përfshihen njerëz me disa karakteristika, pjesa më e madhe e të cilëve me pozicione në politikë dhe në biznes. Në këto fusha me konkurrencë të egër lind nevoja e përdorimit të gënjeshtrës, tipar i perfeksionuar në sëmundjen e psikopatisë.

Në qarqet më të larta të pushtetit mizoria dhe mungesa e mëshirës janë parakusht për sukses, mundësi kjo për lulëzimin e mentalitetit psikopatik. Për shkak të fuqisë së madhe shkatërruese të një psikopati në një shoqëri është e rëndësishme për të gjithë të mësojmë të njohim modelet e tyre të sjelljes. Ky është hapi i parë për tu mbrojtur nga ata.

Përmes filmave jemi njohur me karaktere psikopatësh — si njerëz që kenaqen duke torturuar dhe vrarë viktimat e tyre — formë ekstreme e psikopatisë. Llojet e tjera të psikopatëve jetojnë të panjohur ose të pazbuluar midis nesh.

Psikopatia është e përhapur në të gjithë spektrin e njerëzimit pavarësisht nga raca, kultura apo klasa ekonomike. Një psikopat njihet vetëm kur ai bën gjëra për të cilat duhet ndërgjegje. I vetmi qellim i psikopatit është të kontrollojë dhe të zhvasë deri në pushtimin e plotë të parikthyeshëm të trupit, ndergjegjës dhe shpirtit të njerëzve të tjerë. Ky kontroll arrihet nëpërmjet ngjarjeve traumatike ose shfrytëzimit të ngjarjeve të kaluara traumatike deri në thithjen e plotë të energjive të viktimave të tyre. Ajo që i intereson një psikopati është pushteti, pasuria dhe kontrolli mbi njerëzit. Megjithëse psikopati është shumë tërheqës, sjellja e tij ngjan me helmin me veprim të ngadalshëm.

Kush janë disa nga karakteristikat kryesore përcaktuese të karakterit psikopatik:

– Inteligjenca mesatare deri ne te lartë me sjellje sipërfaqësore;

– Mungesa e iluzioneve dhe shenja të tjera të të menduarit irracional;

– Mungesa e frikës, ankthit dhe simptoma të tjera neurotike të shoqëruar me vetëbesim dhe aftësi në të folur;

– Pasiguria, mosrespektimi i rregullave dhe detyrimeve, të mos kuptuarit e ndjenjës se përgjegjësisë;

– Mungesa e ndershmërisë dhe sinqeritetit, mungesa e pendimit, turpit dhe fajit;

– Egocentrik patologjik, i përqëndruar tek vetvetja dhe vetë-kënaqësia;

– Mungesa e vetë-reflektim dhe mos pranimit të kritikave nga të tjerët;

– Dështim në përmbushjen e qëllimeve të tyre, jetë jo e rregullt (me përjashtim të planeve të zhvillimit te kultit personal, shkatërrimit si dhe qëllimeve manipuluese.

Llojet më të zakonshme të psikopatëve janë:

Narçizi

Ka dy lloje themelore të narcisit: fizik dhe mendor. Narciset fizike për shkak të boshllëkut e tyre të brendshme vazhdimisht kanë nevojë për stimuj të rinj adrenaline. Këto stimuj i marrin duke filluar nga aktivitetet kriminale, abuzimit të drogës, akte të çuditshme seksuale.

Narcisët mendor duan mendjen e tyre.  Ata janë arrogant, mospërfillës dhe rekomandojnë veten e tyre si me të zgjuar se të gjithë të tjerët.  Ata marrin kënaqësi tyre narcistike nga fama, çmimet dhe simbolet e statusit që ndjellin zili tek të tjerët.

Mashtruesi

Mashtruesit psikopatë janë shumë bindës. Ata janë gënjeshtarë të shkëlqyer dhe të përdorin këtë talent për të mashtruar të tjerët. Në ndryshim nga narciset ata mashtrojne jo për te fituar dashurinë, por paratë.

Psikopatët mashtrues jane inteligjent dhe spekullojnë në bursë, imobiliare, banka etc. Mashtrimet e tyre kanë të bëjnë shpesh me shuma të medha por sipas të njëjtit skenar, ble lirë e shit shtrenjtë. Veprimtaria e tyre mund të rrënojë, degë të mëdha bankare deri ekonomi shtetesh.

Psikopat profesionist

Psikopatet keqbërës janë më të rrezikshmit, por numri i viktimave të tyre është i vogël. Psikopatët profesioniste kanë për qellim të shkaktojnë miliona viktima. Ata kanë shkruar historinë me gjenocide dhe shkatërrime te kombeve, shteteve, perandorive. Shembuj janë, Hitleri, Stalini, Pol Pot, Ivani i Madh, Caligula, Nero, etj. Disa janë në krye të politikës, të tjerë në krye të sistemit financiar, si J.P. Morgan, Randolph Hurst, dhe Mayer Rothschild -vepra e të cilëve ka rezultuar me shkatërrim të ngjashëm.

Psikopatët profesioniste janë po aq të egër, narcisa dhe te pandërgjegjshëm si edhe psikopatët e tjerë, por ata janë shumë të zgjuar. Ato mund të gjenden kudo, por sidomos në qeveritë, institucione të medha industriale dhe fetare. Në keto vende një psikopat mund të bëjë karrierë të përsosur me zgjuarësinë që i karakterizon, me aftësitë manipuluese, mashtruese, elokuencën dhe atraktivitetin për të simuluar njeriun e aftë, të kualifikuar.  Pasi arrijne një pozicion në pushtet, ata tregojnë ngjyrat e tyre të vërteta duke abuzuar me pushtetin dhe duke e përdorur atë si armë për të tiranizuar dhe sabotuar të tjerët.

Psikopatët në politikë, në saj të pamëshirshmërisë dhe dinakërisë së tyre kanë një avantazh të veçantë mbi rivalët e tyre jo-psikopatë. Si gënjeshtarë të përsosur ata janë në gjendje të bëjnë premtime absurde në fushatat politike me qëllim per t’u shplarë trurin njerëzve naivë, të ndjeshëm, hallexhinj, të pa shkolluar, që fatkeqësisht përbëjnë masën më të madhe të popullsisë. Kur duan të zgjidhen, ata mashtrojnë njerëzimin, ata e paraqesin veten në publik si mirëbërës, bashkëshortë e prindër të përsosur, konsulentë dhe këshilltarë. Ata punojnë me truke të pista, vrasje, atentate, përndjekje, luftëra dhe gjenocid.

Është e rëndësishme të kuptohet se turma nuk ka ndërgjegje. Individët kanë ndërgjegje. Por në momentin që individi bëhet pjesë e një turme, e humb ndërgjegjen. Shumica e organizatave janë turma ku sundon ndërgjegjia e udhëheqësve, të cilët në fraksion të sekondës mund të kthehen në grabitqarë që mund t’ju marrin edhe jetën të tjerëve.

Sjellja e psikopatit

Dobësia e psikopatëve është tek sjellja, e cila është e parashikuesheme kur ti e ke kuptuar që personi është psikopat. Detajet e veprimeve të tyre ndryshojnë, por shumica e psikopatëve ndjekin të njëjtin model: nëse ata duan të mashtrojnë një individ ose një organizatë. Strategjia e tyre është si vijon:

Psikopatët e karrierës i kuptojnë shumë mirë nevojat e njerëzve. Ashtu sikurse magjistarët ata kanë aftësi të kuptojnë shpejt tipin e personit nëpërmjet anës verbale dhe jo verbale të komunikimit. Teknika është e thjeshtë: Bëhen pyetje dhe të vëzhgohet reagimi i personit të intervistuar. Qëllimi i vetëm i kësaj faze studimi është, vleresimi nëse personi i pyetur mund të jetë nje viktimë e mundshme.

Si manipulohen viktimat?

Joshja

Nëse personi ose organizata hyn në kategorine e viktimës së mundshme, praktikohet thjesht sipas të dhënave të tij. Nëse personi është, për shembull, i pakënaqur me pamjen, do të lavderohet pamja, nëse ka pasiguri në nivelin e arsimit, do të bëhen komplimente për inteligjencë. Njerëzve lakmitare i jepen informacione të brendshme ku bëhet pasuri e shpejtë. Psikopatet i trullosin viktimat e tyre me lavdërime dhe kujdesen për argëtimin e tyre në mënyrë që të krijohet dhe varësi nga adrenalina. Nese një psikopat kerkon të depërtoje ne një organizatë, ai pretendon të jetë punonjës i përsosur dhe i përulet vartësve duke u bërë shërbëtorin më të përkushtuar per të mirën e përbashkët.

Ata janë të përulur, të zellshëm dhe ruajtës të sekretit.  Ata për të ardhur në pushtet fokusohen së pari dhe afrohen me të suksesshmit,  ku shpesh përshkruhen si shërbëtorë të zellshëm dhe bythlëpirës deri sa arrijnë qëllimin.

Përça dhe sundo

Ashtu si kafshët grabitqare që izolojne viktimat e tyre nga kopeja, edhe psikopatët  izolojnë viktimat e tyre nga pjesa tjetër e njerëzimit, të udhëhequr nga parimi “përçaj dhe sundo”.

Në një nivel personal, punohet të sabotohet marrëdhënia e viktimës me familjen dhe miqtë e tij. Familja dhe miqtë shpesh reagojnë me zemërim ndaj viktimës, e lënë atë vetëm pa mbështetje dhe udhëzime. Në një organizatë psikopatët veprojnë politikisht në të njëjtën mënyrë. Ndërtojnë fronte brenda organizatës duke vënë grupe të ndryshme të luftojnë me njëri-tjetrin për të shkaktuar sa më shumë kaos qe të jetë e mundur. Psikopatit i duhet kaosi si uji peshkut, sa më shumë aq më mirë. Në sfond, ata tërheqin njerezit sylesh, më pak inteligjentë duke i siguruar që ata janë njerëzit më të aftë dhe me besnikë që mbrojnë interesat e tyre. Ato helmojnë mjedisin dhe përhapjen e stresit, nervozizmin, në mënyrë që të bëhet e vështirë për të përmbushur punën aktuale. Kontrolli i organizatës merret përfundimisht nga shkaktarët e kaosit, nga psikopatët që e shkaktuan atë.

Frika dhe tirania

Faza e fundit e strategjisë së një psikopat është tirania: kontrolli sadist absolut i viktimës së tij. Në një marrëdhënie pas muajit të mjaltit fillojnë të dalin të vërtetat. Psikopati fillon të kontrollojë, të abuzojë dhe bëhet i dhunshëm. Taktikës së fjalëve të bukura dhe përkujdesjeve i zë vendin taktika e frikës, dhe abandonimit për ta trembur atë emocionalisht.

Në një organizatë fillon me heqjen e përfitimeve, rritjen e orëve të punës, me kushtet e prodhimit dhe kontrolle duike kthyer punonjësit në skllevër: te pafuqishëm dhe të panevojshëm. Ata janë vetëm rrota në një makinë e cila i shërben vetëm psikopatëve.

Kombet e sunduara nga psikopatë, kthehet në shtete policore të korruptuar që gjenden gjithmonë në gadishmëri lufte kundër armiqve të krijuar vetë apo imagjinarë. Popullsia bëhet paranojake dhe neurotike dhe në fund të fundit, qytetarët bëhen psikopatë të nivelit sekondar. Në një shoqëri psikopate njerezit duhet t’i përshtaten sistemit të vlerave të pamëshirshme për të mbijetuar.

Mbrojtja kundër psikopatëve për të përballur të keqen

Psikopatët janë një hap përpara njerëzve të zakonshëm: Shumica e njerëzve mesatare nuk beson se ekzistojnë monstra të tilla. Paaftësia për të kuptuar këtë mentalitet njerëzor grabitqar është pjesërisht për shkak të një morali të kultivuar dhe arsimimit të mangët. Përmes shkollave dhe fesë mësojmë një moral të thjeshtuar dhe të idealizuar shoqëror si: “çdo qenie njerëzore është e mirë”, “një për të gjithë, të gjithë për një, gjithkush është i veçantë”, etj. Ideale këto që në fakt fshehin të vërtetën mbi shoqërinë njerëzore dhe mekanizmave aktuale të sundimit te saj.

Një tjetër arsye pse shumë njerëz nuk e denoncojnë të keqen është frika. Shumë njerëz nuk mund të përballojnë ankthin që i shkakton frika e denoncimit të një të keqeje që ata i tremben dhe zgjedhin një mënyrë të lehtë dhe të rehatshme duke e mohuar atë, sipas principit: nëse monstrat nuk ekzistojnë, ato nuk mund të dëmtojnë.

Masa e parë për tu mbrojtur nga psikopatët është të njohin ekzistencën e tyre. Ky është një avantazh psikologjik: duke qenë të informuar mbi ekzistencën e tyre, i njohim më lehtë dhe në kohë. Këta njerëz grabitqarë janë pjesë e shoqërisë nga të cilët duhet të mbrohemi. Përmes aftësive të tyre të maskimit ata bëhem të pa identifikueshëm. Psikopatët janë të vështirë për tu zbuluar. Është e rëndësishme të kuptojmë se të gjithë jemi viktima të mundshme. Njerëzit të cilët mendojnë se bëjnë përjashtim, bëhen vetëm më të dëshiruar.

Moza Boçari

Artikulli paraprak8 Karakteristika të një prindi të suksesshëm
Artikulli tjetërVlerësimi i Menaxherit