Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), respektivisht Departamenti i Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit (DSBM) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2018. Njësitë raportuese të përfshira në anketë kanë qenë bizneset me 10 e më shumë punëtorë.
Anketa e mbeturinave industriale u realizua sipas NACE Rev.2. Kompanitë janë klasifikuar sipas NACE Rev.2 në sektorët e aktiviteteve vijuese:
B- Xehetari dhe guroret, C- Prodhimit, D-Furnizimi me energji elektrike, gaz avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, E-Furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim i mbeturinave dhe rregullim toke, F – Ndërtimtaria dhe G-U- Sektorët e shërbimeve .
Rezultatet e AMI 2018, tregojnë se:
Gjithsej sasia e mbeturinave industriale të gjeneruara ka qenë 2.554.308 ton,
Mbeturina të ricikluara 40.585 ton,
Mbeturina të djegura 1.030 ton dhe
Gjithsej mbeturina të përpunuara 2.554.308 ton.
Të dhënat e vitit 2018 tregojnë se sasia më madhe e mbeturinave të gjeneruara sipas sektorëve të industrisë ka qenë nga sektori D me 1. 358.598 ton, sektori i dytë për nga gjenerimi i mbeturinave ka qenë sektori B me 448.754 ton.
Objektivi kryesor i këtij studimi është që të ofrojë të dhëna për mbeturinat nga sektor të ndryshëm të industrisë në Kosovë. Rezultatet e paraqitura në këtë botim janë burim i rëndësishëm statistikorë për mbeturinat e gjeneruara dhe përpunuara nga sektorët e industrisë siç janë: B, C, D, E, F, G-U.
Për më shumë informata lidhur me, Anketën e Mbeturinave Industriale 2018 mund ta vizitoni http://ask.rks-gov.net/