ATK grumbullon 432 milion euro për periudhën Janar-Tetor

 

ATK grumbullon 432 milion euro për periudhën Janar-Tetor
Prishtinë, 11 nëntor – Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) vazhdon të ketë progres në mbledhjen e të hyrave edhe për periudhën Janar-Tetor 2019, duke grumbulluar 432.3 milion euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 10.4 % apo 40.6 milion euro më shumë.

Rezultat i kësaj performance është rritja e përmbushjes vullnetare, ofrimi i shërbimeve profesionale dhe transparente ndaj tatimpaguesve, rritja e komunikimit me tatimpaguese, si dhe intensifikimi i aktiviteteve të tjera në teren.

Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilët bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.

Menaxhimet i ATK-së do të vazhdoj më përkushtim t’i zbatoj të gjitha dispozitat ligjore, në mënyrë që secili tatimpagues të deklaroj drejt pjesën që i takon me ligj.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore!

Artikulli paraprakA hynë tregtia me këste në kuptimin e dy shitjeve në një tregti
Artikulli tjetërGoogle Chrome të identifikoj dhe etiketoj faqet e internetit të ngadalta