Yerliara.com, motori i ri kërkues në internet i Turqisë me rëndësi për bizneset

Yerliara.com, motori i ri kërkues në internet i Turqisë me rëndësi për bizneset

Sipas deklaratës nga kompania që administron shfletuesin e ri turk (motorin e kërkimit në internet) bota e biznesit, e cila kohët e fundit është zhvendosur në platformën digjitale për shkak të pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), ka filluar të sigurojë bashkëpunime të reja në eksport falë faqeve të profilit që hapen në “Yerliara.com” sipas gjuhës zyrtare të vendit, nga ku i interesuari ndodhet dhe ka hyrë në faqe.

Gjermania renditet në vend të parë në listën e vendeve që e përdorin më së shumti këtë motor kërkues në internet (yerliara.com), e ndjekur nga Azerbajxhani, Iraku, Kina, Irani dhe Mbretëria e Bashkuar.

Të huajt një interes të madh shprehin edhe për grupin e firmave të angazhuara në luftën kundër Covid-19, i cili është formuar pak kohë më parë nga “yerliara.com”.

Kërkesat për blerje që u përcillen firmave përmes platformës në internet tashmë kanë regjistruar një rritje që arrin deri në 400%.

Sipas statistikave, shfletuesi turk “yerliara” është vizituar brenda një kohe të shkurtër rreth 2 milionë herë nga më shumë se 50 vende të botës, duke filluar nga Alaska e deri në Zelandën e Re.

Zëdhënësi i shfletuesit “yerliara.com”, Burak Önder, thotë se motori kërkues në internet është realizuar në qendrën e teknologjisë informative të Universitetit të Stambollit (Arı Teknokent) me mbështetjen e OJQ-ve dhe është vënë në shërbim të bizneseve falas. “Yerliara.com” ofron mundësi të gjeneratës së re për shumë kompani, kryesisht për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (SVM), cilëson zëdhënësi.

Artikulli paraprakCOVID-19 tkurr mbi 80 për qind të fitimit të Volkswagen-it
Artikulli tjetërSADAKAJA ALUDON NË BESIM TË SINQERTË DHE BINDJE TË FUQISHME DHE MENDIM TË MIRË PËR ALLAHUN