Vjen audiobook nga Apple

Përmes përditësimeve të fundit në platformën e-book, Apple ka sjellë një shërbim të ri, që lejon autorin e librit të lexojë punën e tij me zë digjital, bazuar në inteligjencën artificiale.

Kështu, edhe autorë të pavarur mund të publikojnë libra audio, përmës “tregimit digjital” të ofruar nga Apple.

Sipas Apple, “tregimi digjital i “Apple Books” bashkon teknologjinë e përparuar të tekstit në të folur me punën e palodhur të ekipeve të gjuhëtarëve, specialistëve të sigurimit të cilësisë dhe inxhinierëve audio për të prodhuar libra audio me cilësi të lartë nga një skedar e-book”.

Në një deklarade, ajo ka theksuar se, “zërat tanë digjitalë janë krijuar dhe optimizuar për zhanre specifike, duke nisur nga fiction e romane. Madje, aktualisht po pranojmë propozime për leximin e librave elektronikë për këto zhanre”.

Së fundi, Apple ka kontaktuar disa botues, duke marrë përsipër kostot e kostot e prodhimit, me shkrimtarët që do të merrnin honorare nga shitjet”.

Rrëfimet janë të disponueshme në anglisht, në katër versione: Madison, Jackson, Helena dhe Mitchell. Ju mund të kërkoni për librat në versionin audio përmes “narration digjital” në kutinë e kërkimit të aplikacionit Libra./Forbes

Artikulli paraprakEdhe kultura e gështenjës do të subvencionohet sivjet nga Ministria e Bujqësisë
Artikulli tjetërGjermania ka nevojë për punëtorë gati në çdo fushë