Vetëmashtrimi liberal

Autor: Justinian Topulli
Konsumatorët e sotëm të ideve liberale i trumbetojnë mendimet dhe idetë e tyre si absolutisht të lira, si të ishin individuale origjinale të gjithsecilit më vete, ndaj dhe nuk sheh gati asnjërin prej tyre të citojë apo t’i referohet dikujt tjetër veç vetes, duke tentuar kështu t’i mbushin mendjen asaj, se janë të lirë!
Në fakt, ky është mashtrimi më i madh që i bëjnë vetes dhe opinionit publik të tillë njerëz, që me padijen dhe mendjelehtësinë e tyre harrojnë që të gjitha idetë dhe mendimet liberale u janë ushqyer atyre përmes mjedisit ku jetojnë, ashtu siç thithin ajrin, me të cilin marrin frymë.
Të jesh liberal në epokën e liberalizmit nuk është aspak një zgjedhje e lirë, por thjesht reflektim i konsumit të produkteve të epokës ku jeton. Aq sa mund të notojë një peshk jashtë ujit, aq dhe është i lirë liberali të mendojë i lirë.
Vetëmashtrimi i të qenit vetëreferencial, nuk të bën aspak të lirë në ide dhe mendime, e nëse kjo është absolutisht kështu, atëherë ku dallon një dogmatik fetar apo ideologjik nga një dogmatik liberal?! Të konsiderosh veten si jodogmatik, sepse të duket vetja i lirë dhe t’i akuzosh të tjerët si dogmatikë, sepse i referohen fjalës së Zotit, është një lloj si peshku që i thotë zogut: ti nuk je i lirë, sepse nuk mund të notosh!/ekonomiaislame/
Artikulli paraprakArsyeja e vërtetë pse drejtuesit toksikë vazhdojnë të promovohen
Artikulli tjetërGjiganti bankar zviceran: Po lind një rend i ri botëror!