Urdhërimi për punë dhe fitim të mirë.

Kjo rregull rrjedh nga rregulla paraprake dhe bazohet në të. Pasuria në sytë e Islamit është mjet për jetesë të mirë dhe një instrument drejtësie për ta shpenzuar e për të arritur kënaqësinë e Zotit dhe mirëqenien mbarë-shoqërore. Ndaj është e pashmangshme që të punosh me mund për të fituar pasurinë në përputhje me urdhërat e Zotit në raport me ato të cilat janë shkaktuar nga qëllimet e tyre. Kjo është arsyeja se pse Islami e urdhëron njeriun të përpiqet e të punojë, duke i paralajmëruar ndaj papunësisë dhe të qenët i
papunë.
Allahu i Madhërishëm thotë:

Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai. Si të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai (El-Mulk, 15)

Dhe, kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni shumë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni. (El-Xhumu’a, 10)

I Dërguari i Allahut, Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], thotë: “Asnjëherë ndonjëri nuk ka ngrënë ushqim më të mire, sesa atë të cilën e ka fituar me duart e veta. (Transmeton Imam Buhariu nga Mikdam ibn Ma’di Karibi.)

Ai na tërheq vërejtjen nga lypësia duke thënë: “Lypësi do të vazhdojë të kërkojë prej njerëzve derisa te vijë në Ditën e Gjykimit pa asnjë copë mishi në fytyrë.” (Transmeton Ebu Hurejreja.)

Islami nuk e shikon atë vetëm si punë për përfitime të lejuara (hallall), por ai ia shton asaj edhe pjesën e adhurimit dhe devotshmërisë (takvallëkut) ndaj Allahut, por me kusht që të jetë bërë me besim të pastër dhe jashtë kornizave të ndalesave të Tij, siç ka theksuar i Dërguari i Allahut: “Nëse besimtari ka dalur të fitojë (diçka) për ti furnizuar e për ti përmbajtur fëmijët e tij të vegjël, puna e tij llogaritet për hir të Allahut. Nese ai ka dalur të fitojë për ti furnizuar e për ti përmbajtur prindërit e tij të moshuar, puna e tij llogaritet për hir të Allahut. E nëse ai ka dalur të fitojë për ta siguruar e për ta përmbajtur veten e për tu pavarésuar (prej të tjerëve), edhe kjo llogaritet për hir të Allahut”. (Transmeton Taberaniu)

Me qëllim të nxitjes për marrje me bujqësi, i Dërguari i Allahut thotë: Çdo besimtar (musliman) i cili ka mbjellë bimé për të përfituar fidanë (e fryte), dhe nga e cila han edhe ndonjë shpend, kafshë apo njeri – pa praninë dhe lejen e tij, (atij) do ti llogaritet sadaka (lëmoshë). (Transmeton Enes ibn Maliku [radijallahu anhu)

Në lidhje me tregtinë, Muhamedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Tregtari (besimtar) i cili është i ndershëm dhe i besueshëm, në botën tjetër do të jetë me të dërguarit (profetët), me të besueshmit dhe shehidet (dëshmorët)”. (Transmeton Enes ibn Maliku [radijallahu anhu)

Në lidhje me blegtorinë, i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] shprehet: “Kullotja e deleve (blegtoria) ka qenë profesion i çdo të dërguari (profeti). Edhe unë kam ruajtur (kullotur) delet e mekasve.” (Transmeton Tirmidhiu)

Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem], përmendi gjith ashtu si shembull profetin Davud [alejhis-selam], i cili e ka shkrirë hekurin për të bërë xhaketa si parzmore, të cilave nuk u dihet vendi se ku i ka filluar (ti qendisë ato): “Me të vërtetë, Davudi ka ngrënë vetëm nga ajo
gë ka fituar me duart e veta. (Transmeton Imam Buhariu nga Ebu Hureirja [radijalla anhu)

I Dërguari i Allahut, Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem), e luftoi ashpër përgojimin – cilësi kjo e ngulitur thellë tek arabët e kohės së injorancës para-islamike (xhahilijetit) – duke e nënçmuar njëri-tjetrin ne profesionet e në zanatete tyre, me përjashtim të një pakice të cilët kërkonin lèmoshë nga më të pasurit dhe udhëheqësit e fiseve. I Dërguari i Allahut ua bëri të qartë atyre se çdo profesion a punë e pastër, e dobishme dhe hallall, është e ndershme dhe e shenjtë, sado që fitimi të jetë i paktë dhe ajo (puna) që kryhet të duket e nënvlerësuar në sytë e njerëzve tjerë. Ai vazhdoi duke thënë: “Për njeriun, më mirë është të bartë një ngarkesë me dru zjarri mbi shpinë – për të fituar ca nga shitja e saj, sesa të shtrijë dorën për të lypur prej dikujt, e që ai do të refuzonte tijepte këtij ndonjë gjë.” (Transmetojnë Imam Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah ibn
Zubejri [radijallahu anhu]).

Ç’është e vërteta: muslimanët – përveç obligimeve tjera – obligim parësor (farz kifaje) e kanë që të përgatisin dhe trajnojnë një numër të mjaftueshëm të besimtarëve në çdo profesion e degë të prodhimtarisë në shoqërinë ku jetojnë dhe veprojnë. Nisur nga kjo, muslimanët do të jenë të pavarur e do të nxjerrin fryte nga të mbjellat e punës së kryer nga vet duart e tyre.
Myslimanët gjithashtu e kanë për obligim që të përm bajnë ekonomikisht dhe të përkujdesen për veshëmbathjen e çdo individi apo nevojtari (skamnori) – e gjithë
kjo e manifestuar nëpërmjet dashurisë dhe dhembshurisë mes tyre si besimtarë të vërtetë, gjegjësisht vëllezër (nga feja).

Një tregues i mirëfilltë – si shembull – mund të sherbejë ai i lëmit të industrisë, e cila është tejet e dobishme për njerëzit dhe e nevojshme për progresin e cilët shoqërisë. E nëse kjo nuk ndodh, atëherë myslimanët janë haptazi në mëkat, e veçanërisht ata të cilët udhëheqin (pushtetarët).
Një gjë e lavdëruar, të cilën dijetarët myslimanë e morën si qëndrim unanim, padyshim, është konstatimi se puna dhe fitimi, megjithëse janë të lejuara (hallall), ato në të njëjtën kohë janë edhe të detyrue shme (farz) e të patjetërsueshme.” Kjo, sipas Imam Ragibit [radijallahu anhu), i cili në librin e tij “El-Zakiah il-la makaram el-Shari’ ah’, thotë: “Fitimi (nga puna) në këtë dynja, sado i paktë të jetë, ai është i detyrueshëm (farz), ngase njeriu s’mund plotësisht të jetë i përkushtuar nëadhurim derisa ai duhet të fitojë për të plotësuar nevojat e veta jetësore; ndaj, për këtë, puna është një obligim në jetë (për çdo besimtar).”
Përderisa një individ – për të plotësuar nevojat e veta varet nga të tjerët, atëherë ai duhet që t’u mundësojë kompensim atyre, ngase njeriu nuk mund tërë jetën ti përkushtohet vetëm adhurimit. Nëse njeriu merr një pagë, ai duhet të punojë (në emër të kompensimit), përndryshe ai bën padrejtësi. Me qellim që të arrijë plotësimin e nevojave të veta, përkatësisht: të ushqehet, veshmbathet e të pushojë siç duhet si gjithë njerëzit tjerë – ai duhet t’i shtojë orët e punës, kështu që ti përmbushë kërkesat e veta, ngase në të kundërtën ai duket sikur është duke e nënshtruar punëdhënësin e vet.
Nëse njeriu (besimtari) arrin pavarësim me punen e paktë të cilën vetë e bën, fitimi i tij do të varet nga ajo se sa pun ka kryer gjate ditës: nëse ai ka punuar më tepër sesa ka mundesi (fizike), gjegjësisht e ka stërngarkuar veten, ai në këtë rast nuk e ka zbatuar atë
të cilën Zoti i Madhërishëm e ka cekur në Kur’anin fisnik dhe nuk i është bindur Fjalës së Tij:

“Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon.” (El-Bekare, 286)

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë” (Et-Teube, 71)

Prandaj, ata të cilët gjithë kohën ia përkushtojnë adhurimit – duke mos u angazhuar në ndonjë punë – ata marrin të gjitha përfitimet e vëllezërve të tyre besimtarë, duke marrë edhe prej fitimit të tyre e duke mos u dhenë atyre asgjë si kompensim: gjë kjo e cila është një mëkat i hapur. Pastaj, është detyrë e prindërve që të përmbajnë çdo anëtar të familjes; një punë që i përshtatet atij dhe e cila do të sjell fitim të mjaftueshem për të dhe për gjithë familjen e tij, si dhe të pajiset me dituri e të ushtrohet për të kryer një punë të tillë. Islami i nxit besimtarët që të punojnë, ndaj dhe e bekoi punën.

E tërë ajo që kërkohet nga besimtari është që tä te baraspeshojë (ekuilibroje) punën me nevojat e trupit dhe të besimit të vet, në mënyre që, nevoja e parë nuk do ta lë t’i braktisë obligimet e tij dhe – nga ana tjetër – kërkesat financiare nuk do ta shpijnë atë t’i lë mangët obligimet dhe kërkesat shpirtërore të tij. Kur Zoti Madherishëm krahason besimtarët e Tij të mirë (ata tä cilët rëndom shkojnë edhe në xhami), me ata që i lënë obligimet, në Kur’anin fisnik shprehet me këto fialë:

“Një shenjë tjetër për ata është nata, prej së cilës Ne e tërheqim ditën dhe atëherë ata mbeten në errësirë” (Ja Sin, 37)

Për punëtorin është obligim që ta kryejë punën me zotbesim dhe përpikmëri. Përpikmëria në punën e tij është detyrim fetar, pra, ajo ka vlerë të njëjtë me adhurimin; siç ilustrohet përmes fjalëve të Profetit [sal- lallahu alejhi ve sel-lem]: “Zoti shënoi veprat e mira në
çdo gjë.” (Transmeton Imam Muslimi nga Shadad ibn Evsi)
Kurse në një hadith tjetër, thuhet: “Zoti dëshiron që njeriu (robi i Tij) ti kryejë veprat e veta sa më me përpikmëri (kujdes). ”

Është obligim i shoqërisë islame që të jetë e drejtë në pagesën e punëtorit dhe të mos e zvogëlojë pagen e tij), përkundrazi, duhet një orë e sa më parë t’ia jep pagesen e punës. Kështu pra, duke zbatuar fjalët e Profetit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Mundësojani mëditjen punëtorit para se atij ti thahet djersa”. (Transmeton Ibn Maxhe nga Ibn Omeri, Ebu Hurejreja [radijallahu anhu, dhe Taberaniu nëpërmjet Xhabirit dhe Hakimit nga Enes ibn Maliku [radijallahu anhu].)

dhe:“Tre janë armiqtë e mi në Ditën e Llogarisë: (në mesin e të cilëve është edhe) njeriu që e mundon punëtorin dhe nuk ia jep méditjen pasi që ta ketë kryer punën.”

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr.Jusuf Kardavi

EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakShkrimi universal i numrave nga arabët, falë të cilëve mund të llogarisim dhe të shprehim të gjithë numrat
Artikulli tjetërShqiptarët shpenzuan 80 milionë euro në bixhoz gjatë vitit 2021