Turqia ka pritur 40 milionë e 246 mijë e 899 vizitorë në nëntë muajt e parë të vitit dhe ka siguruar mbi 35 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi.
Sipas ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, numri i vizitorëve të huaj për periudhën e 9 muajve të parë të vitit është rritur me 97 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, shkruan Anadolu.
Turqia në tremujorin e tretë të vitit ka siguruar 17 miliardë e 952 milionë e 361 mijë dollarë të ardhura nga turizmi. Kjo shifër në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë u rrit me 27 për qind. Po ashtu për periudhën 9 mujore ka siguruar gjithsej 35 miliardë e 28 milionë e 540 mijë dollarë të ardhura nga turizmi.
Në renditjen e vendeve që kanë dërguar më shumë vizitorë në Turqi për nëntë muajt e parë të vitit, renditet e para Gjermania ndërsa vijon e dyta Rusia si dhe e treta Britania.
Ndërkohë Britania pasohet nga Bullgaria dhe Irani./Anadolu/
Comments are closed.