Turqia fitoi 2,3 miliard dollarë nga eksporti i mbi 343.500 tonë lajthive gjatë sezonit shtator-gusht, duke vendosur rekord të ri
Stamboll
Eksportet e lajthisë turke u rritën me 27,5 për qind, duke arritur në 343,561 tonë nga shtatori 2019 deri në gusht 2020, që shënon një rekord të ri, njoftoi një shoqatë rajonale e eksportit të lajthive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shoqata e Eksportuesve të Lajthive dhe Produkteve e Detit të Zi raportoi se Turqia fitoi 2,3 miliardë dollarë nga eksportet e lajthisë gjatë sezonit të eksportit të lajthisë, i cili fillon në shtator dhe përfundon në gusht.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat ishin 1,59 miliardë dollarë.
Vendi arriti një rekord historik duke eksportuar 343.561 tonë lajthi. Me rreth 77 për qind të eksporteve totale, BE-ja vazhdoi të jetë tregu kryesor për eksportin e lajthisë turke.
Shifrat e shoqatës thonë se 39,6 për qind e eksporteve të lajthisë në vend ishin produkte të përpunuara me vlerë rreth 882,7 milionë dollarë, ndërsa pjesa tjetër ishin lajthi të papërpunuara.
Turqia është eksportuesi më i madh global i lajthive./AA/