DIASPORA THYEN REKORDIN E REMITANCAVE NË KËTË VIT

526 milionë euro kanë hyrë në Kosovë nga bashkatdhetarët në muajt janar-korrik të këtij viti.

Ky është një rekord, ku deri tash janë 47 milionë euro më shumë se në tërë vitin paraprak.

Zëvendësministri i Punëve dhe Jashtme dhe Diasporës, Bekim Brestovci, ka thënë se mërgata vazhdon edhe më tej të jetë mbështetësja më e madhe e ngritjes ekonomike.

“Diaspora shënon rekord në dërgim të Remitencave për periudhën janar-korrik 2020. Sipas të dhënave të publikuara nga BQK, në periudhën Janar-Korrik 2020, nga Diaspora kanë hyrë në Kosovë përmes sistemit bankar, 526 Milione Euro ose 47 Milione Euro më shumë se sa gjat vitit 2019”, ka thënë ai.

“Diaspora edhe përkundër vështirësive nga COVID 19, vazhdon të jetë edhe më tutje mbështetësja më e madhe e ngritjes ekonomike për Republikën e Kosovës”.

Artikulli paraprakTurqi, rritje rekorde e eksportit të lathijve me 27,5 për qind
Artikulli tjetërKANADAJA DHE ARABIA SAUDITE, EKSPORTUESIT KRYESORË TË NAFTËS NË SHBA