Turqi, mbi 34 mijë ndërmarrje të reja të themeluara në periudhën janar-maj

Sipas TOBB, kjo shifër është 3,5 për qind më pak se numri i ndërmarrjeve të krijuara në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Ankara

Unioni Turk i Odave dhe Shkëmbimeve të Mallrave (TOBB) ka bërë të ditur se gjithsej 34.159 ndërmarrje të reja u themeluan në Turqi midis muajve janar-maj të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas TOBB, kjo shifër është 3,5 për qind më pak se numri i ndërmarrjeve të krijuara në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Organi më i lartë tregtar turk tha se 4.634 ndërmarrje u larguan nga biznesi në pesë muajt e parë të këtij viti, duke regjistruar një rënie prej 3,4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

TOBB po ashtu njoftoi se gjithsej 3.578 ndërmarrje të reja të partnerëve të huaj ose të financuar nga jashtë u themeluan në pesë muajt e parë të këtij viti, respektivisht duke shënuar një rënie nga 5.483 ndërmarrje të themeluara gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2019.

Vetëm në muaj maj 3.438 ndërmarrje filluan me biznes në Turqi, duke shënuar rënie prej 48,5 për qind në baza vjetore.

Sipas raportit të TOBB-it, 222 ndërmarrje ma kapital nga jashtë vendit u themeluan në muajin maj. AA

Artikulli paraprakBMW do të shkurtojë 6 mijë vende punë përmes kualifikimit dhe pensionimit të parakohshëm
Artikulli tjetërSHBA, sanksione ndaj kompanive për eksportimin e naftës së Venezuelës