Ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bulent Tufenkçi, deklaroi të martën se suksesi i rritjes ekonomike të Turqisë është më i lartë sesa pritej…
Ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bulent Tufenkçi, deklaroi të martën se suksesi i rritjes ekonomike të Turqisë është më i lartë sesa pritej.
“Me një rritje ekonomike në nivelin 2,9 për qind në vitin 2016, suksesi i Turqisë në këtë aspekt është tani më i lartë sesa të gjitha parashikimet”, tha ai gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit të patundshmërive në Malatia (Malatya), një ndër qytetet më të mëdha në lindje të vendit.
Bulent Tufenkçi theksoi se rritja e Turqisë vazhdon e sigurt falë masave dhe stimulimeve të qeverisë në fushën e ekonomisë.
“Nëse u hedhim një shikim të dhënave të sektorit të patundshmërive, do të vërejmë lehtësisht që në vitin 2016 kemi shënuar rekorde të mbresëlënëse. Kjo rritje e fuqishme do të vazhdojë edhe në 2017-n”, u shpreh ministri Tufenkçi duke nënvizuar se patundshmëria dhe ndërtimi, dy nga sektorët lokomotivë të Turqisë, japin kontribut madhor në rritjen ekonomike të vendit.