Zeybekçi: Ekonomia turke do të gjallërohet edhe më shumë pas prillit

Ministri Ekonomisë, Nihat Zeybekçi, deklaroi të martën se ekonomia turke do të ketë një gjallërim edhe më të madh pas muajit prill…

Ministri Ekonomisë, Nihat Zeybekçi, deklaroi të martën se ekonomia turke do të ketë një gjallërim edhe më të madh pas muajit prill.

I ftuar në rubrikën “Tryeza e Redaktorëve” të Agjencisë Anadolli (AA), Nihat Zeybekçi bëri vlerësime të rëndësishme në lidhje me rendin e ditës.

Pasi theksoi se gjatë muajve të fundit është regjistruar një rritje e dukshme e investimeve të huaja në Turqi, ministri i Ekonomisë u shpreh me këto fjalë: “Të gjithë së bashku do të dëshmojmë efekte pozitive intensive pas referendumit kushtetues të 16 prillit.”

Duke u shprehur kundër rritjes së normave të interesit dhe tërhequr vëmendjen se ulja e normave të interesit do të prodhonte një efekt dopingu në ekonomi, Zeybekçi tha se në maj presin rënie të inflacionit dhe se niveli i këtij treguesi ekonomik do të jetë rreth 8,5 për qind në fund të vitit.

Ai nënvizoi se kursi i këmbimit valutor ka ndikim të konsiderueshëm në nivelin e sotëm të inflacionit dhe shtoi se ka gjasa që efektet e kursit të këmbimit në inflacion të vazhdojnë deri në fund të majit.

Mes të tjerash, ministri Zeybekçi u ndal edhe mbi qëndrimin antiturk dhe armiqësinë ndaj Turqisë në Evropë.

“Ne do të ndjekim deri në fund përmes kanaleve diplomatike procedurat ligjore për shkrimet në revistën gjermane ‘Der Spiegel’ dhe ato në gazetën ‘Bild’, si dhe për qëndrimet raciste kundër ministrave turq në Evropë”, siguroi Nihat Zeybekçi.

Artikulli paraprakTë mbahesh me miellin nga serbia: Kosova mbjell 20 mijë hektarë grurë më pak
Artikulli tjetërTufenkçi: Rritja ekonomike e Turqisë, më e lartë sesa të gjitha parashikimet